Halimi gjithnjë e më pranë Mainzit
Besar Halimi është afër transferimit tek skuadra e njohur gjermane Mainz 05.Mesfushori i talentuar kosovar, Besar Halimi, u bë i famshëm në futbollin gjerman falë 14 asistimeve të tij në Bundesliga 3 me Stuttgart Kickers.
20-vjeçari është afër realizimit të ëndrrës së tij për të luajtur në Bundesligë, pasi është pranë kalimit te Mainz 05, raporton Telegrafi.
Mainz duket favorite për të nënshkruar me lojtarin për një shumë rreth 750 mijë euro.
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës kishte edhe një ofertë tjetër nga skuadra e Championshipit anglez, Brentford, por e refuzoi atë duke kërkuar të mbetej në Gjermani.
Mediat gjermane raportojnë se zyrtarizimi i Halimit te Mainz pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, ndërsa talenti gjilanas do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare. /Telegrafi/


