Eko Higjiena

Rashiti: Luta hisenik i miliona eurove?

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Mos guximi dhe paaftësia e kryetarit të komunës Lutfi Haziri për të vepruar ndaj ndërtimeve pa leje, po prodhon vetëm retorik dhe propagandë të tij politike ditore si dhe mashtrim publik që po i bënë sikur në secilën çështje, qytetarëve të Gjilanit thotë Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja.

Ne si opozitë disa herë kemi deklaruar për këtë problem serioz që ka sot Gjilani, e që tani Lutfi Haziri thotë se ne nuk kemi nevojë ta fshehim këtë problem dhe se do të veprojë me rrënim të objekteve pa leje. Por ai si nevojë po e ka që të fshehë miliona euro që sot po i përfiton klani i tij në qeverisje. Andaj ai asnjëherë nuk do të mund të veprojë ndaj kësaj dukurie kriminale, sepse në disa raste klani i tij qeverisës (e pse jo edhe vet ai) është hisenik i këtyre miliona euro që po përfitohen në formë joligjore dhe korruptive. Për të cilat janë duke hetuar edhe Prokuroria Themelore, (prej të cilës nuk pritet gjë, kjo u dëshmua në disa raste të vitit të kaluar).

Deklarata e kryetarit të Gjilanit se ka këshilltar komunal që kanë ndërtuar pa leje, do të duhej të pasoheshin me shembullin e mirë, që fillimisht të nisin rrënimet e objekteve pa leje që i kanë ndërtuar këshilltarët e LDK-së, të cilët publikisht e kanë pranuar se i kanë tejkaluar planet e ndërtimit dhe të cilët vijnë e na shesin moral në Kuvendin Komunal.

Poashtu edhe oficerëve të policisë që paskan ndërtuar pa leje, le t’ia rrënon nëse e ka guximin ashtu siç shitet herë pas here. Por jo, sepse Luta vetëm për të folur ka trimëri, aq sa për ta mashtruar si çdo herë qytetarin e Gjilanit dhe opinionin publik të Kosovës. Vendimi i tij për shuarjen e Drejtorisë së Inspeksionit, tregon shumë qartë se ai nuk e ka pasur prioritet ruajtjen e rendit të ndërtimeve sipas planeve rregulluese urbanistike, por ai me qëllim ka krijuar kushtet që përmes këtij kaosi, të përfitojnë nga disa miloina euro klani i tij qeverisës.

Lutfi Haziri njihet edhe për qeverisjen e tij deri në vitin 2005, që kishte lejuar të ndodhin shumë ndërtime pa leje (si në lagjen e Dardanisë, Dheu i bardhë, Iliria, lagjen spitalit, në qendër të qytetit etj…sepse edhe atëherë e kishte shuar Drejtorinë e Inspeksionit) por duke bërë biznes dhe duke përfituar miliona euro nga ky sektorë, ndërsa qindra qytetarë kanë humbur nga dhjetëra mijëra euro që kanë investuar kot, duke blerë lokale dhe banesa të cilat sot e asaj dite nuk mund ti shfrytëzojnë, si pasojë e projekteve të dështuara, e që janë nisur me leje të zeza, të Lutfi Hazirit.

Eco Higjiena

Por jo vetëm ndërtimet pa leje, edhe më keq është gjendja lidhur me uzurpimet e hapësirave publike, që edhe sot gjendja është alarmante kudo nëpër qytet si edhe nëpër fshatra poashtu.

Në qeverisjen Luta I, Gjilanit me letra i ka humbur 1/3 e tokës nga Decentralizimi, ndërsa gjatë kësaj qeverisje fare pa letra toka e Gjilanit po tkurret nga uzurpime të tokave komunale dhe nga procesi i privatizimit por edhe përmes transaksioneve të dyshimta e të njohura nga vendimet e gjykatave. Por që për të gjitha këto Lutfi Haziri ka heshtur përherë, sepse ai ka qenë drejtpërdrejtë pjesë e këtyre proceseve dhe pazareve jashtëzakonisht të dëmshme për qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës ka thwnw Rashiti.

Ndryshe Lutfi Haziri ka thënë se ndërtimet pa leje janë njëri ndër problemet e Gjilanit dhe këtu nuk ka asgjë për të fshehur, por duhet shtuar se ka edhe këshilltarë komunalë, edhe oficerë policie që kanë ndërtuar pa leje.

“Rrënimi i objekteve pa leje do të ndodh, sikurse që do të ndalohet edhe zhurma në qytet”, ka thënë Haziri, duke rikujtuar se në të shumtën e rasteve janë fëmijë të prindërve të njohur ata që krijojnë zhurmë dhe shtinë me armë në dasma./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.