Eko Higjiena

Haziri takon përfaqësuesit e partive të koalicionit, konfirmohet vazhdimi i bashkëqeverisjes

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot takimin e tretë me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës në Gjilan, ku është konfirmuar vazhdimi i parneritetit në bashkëqeverisjen e Komunës së Gjilanit. Kjo i hapë rrugë riformatimit të qeverisjes në Gjilan, të paralajmëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kjo është deklarata e nënshkruar nga kryetar i Komunës dhe i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, kryetari i AAK-së, Rexhep Kadriu, kryetarja e IQL VATRA, Gentiana Shabani, kryetarja e PD-së, Selvete Shurdhani, kryetari i KDTP-së, Kadir Hysein dhe kryetari i AKR-së, Ismet Hajdini:

“Përmes kësaj deklarate politike, partnerët e koalicionit qeverisës të Komunës së Gjilanit, Degët e subjekteve politike në Gjilan, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Partia e Drejtësisë (PD), Iniciativa Qytetare Lëvizja Vatra (IQL VATRA), Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), konfirmojnë vazhdimin e partneritietit/koalicionit në bashkëqeverisjen deri në përfundim të këtij mandati.

FIDANISHTJA

Duke vlerësuar lartë qëndrueshmërinë e koalicionit si dhe progresin e arritur deri më tani në të gjitha fushat e bashkëqeverisjes në realizimin e programit qeverisës të kryetarit z. Lutfi Haziri, e posaçërisht në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, përmirësimin e transparencës, përmirësimin e klimës për zhvillim ekonomik të komunës, dhe fusha tjera të cilat janë pasqyruar edhe në raportet e kryetarit të Komunës të paraqitura në Kuvendin e Komunës; liderët e degëve të subjekteve politike pjesëmarrëse në këtë deklaratë zotohen se do të vazhdojnë edhe më fuqishëm të mbështesin qeverinë komunale në realizimin e programit qeverisës të kryetarit z. Lutfi Haziri si dhe në realizimin e agjendës së plotë të Kuvendit të Komunës.

Pra në vazhdim të kësaj bashkëqeverisje do të vazhdohet me realizimin e programit qeverisës të kryetarit të komunës, i cili program ka për qëllim që përmes vlerave të qeverisjes siç janë: integriteti dhe besimi, përkushtimi për shërbime, partneriteti, inovacioni dhe përmirësimi i vazhdueshëm, performanca dhe llogaridhënia, planifikimi afatgjatë, puna ekipore, vlera e individit dhe diversiteti; do të realizojë objektivat dhe rezultatet e programit qeverisës të cilat janë pjesë përbërëse e vizionit të komunës së Gjilanit – Gjilani komunë, në të cilën vazhdimisht forcohet demokracia qytetare, sundimi i ligjit, respektohen të drejtat e njeriut, promovohet mirëqenia e qytetarit, transparenca, përmirësohen shërbimet, përmirësohen kushtet e jetesës së qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik nëpërmjet ofrimit të mundësive të barabarta, stimulohet tregu i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e ideve – mbështetur në arsim modern dhe në shoqëri të dijes, në të cilën respektohen vlerat dhe traditat e qytetarit”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.