“Reagon Platini”: Shqiptarë ma bëni hallall
Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për t’i dhënë tre pikët e mohuara kombëtares shqiptare, kanë filluar edhe talljet.Në fakt, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi që për tematikë kanë vendimin e CAS-it, transmeton Telegrafi.
Në njërën prej tyre shihet edhe presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Michel Platini, ku shihet “duke i kërkuar falje” shqiptarëve për vendimin skandaloz të UEFA-s, që i kishte dhënë fitores Serbisë me rezultat prej 3:0. /Telegrafi/


