Të rinjtë gjilanas i besojnë AKR-së dhe vizionit të Behgjet Pacollit
Gjilan – Të premten në AKR janë regjistruar disa aderues të rinj, që përherë të parë i bashkohen dhe që e shohin AKR-në si alternativën e vetme për ndryshimin e kësaj gjendje të rëndë e të degraduar thuajse në të gjitha poret e jetës.
Besojnë fuqishëm në Presidentin Behgjet Pacolli se është njeriu më i duhur për udhëheqjen e vendit, dhe që kish me i realizuar ato kërkesa që qe 17 vite ende janë të pa konkretizuara, arritura nga kjo kastë politike që udhëhiqen me vendin e këto kërkesa janë : zhvillimi ekonomik, punësim, mirëqenie më të mirë sociale, sigurisë, sistem të arsimit dhe shëndetësisë më të mirë, e për gjitha këto problematika shumë vjeçare që ballafaqohet shoqëria jonë thuajse çdo ditë, këto do të kishin zgjidhje sikur në krye të qeverisë të ishte një personalitet i pastër, i sinqertë dhe punëtor e i vetmi lider i pakontestueshëm dhe më i besueshmi ndër popull është Presidenti Behgjet Pacolli.
Dega e AKR-së i uron mirëseardhje anëtarëve të rinjë i premton gjithë hapësirën e nevojshme që të veprojnë brenda strukturave të saj thuhet në reagimin e AKR-së dega në Gjilan të nënshkruar nga Arianit Ibrahimi./rajonipress


