ARKATANA

Brenda këtij viti 40 mijë refugjatë në Bavari, shumica nga Kosova

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti rreth 40 mijë e 600 refugjatë janë vendosur në Republikën gjermane të Bavarisë.
Rreth 30 për qind, apo pjesa më e madhe e tyre sipas medieve gjermane vijnë nga Kosova, transmeton lajmi.net.

Raportohet se numri i refugjatëve në Gjermani gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku numri i tyre ishte 32 mijë.

Fundamenti

Republika e Bavarisë, si qendër e industrializuar, thuhet të ketë tërhequr rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve që kanë kërkuar strehim në Gjermani.

Vendet kryesore të origjinës së personave të vendosur në Bavari, raportohet të jenë: Rreth 30% nga Kosova, 17% nga Afganistani, 13% nga Eritrea, nga Shqipëria 7%, Nigeria 7%, Siria 5%, dhe me nga 4% Pakistani dhe Somalia.