Hidromorava

Haziri e Zharku të koordinuar për investimet në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur gjatë orëve të vona të ditës së djeshme ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me të cilin kanë bashkëbiseduar për koordinimin dhe financimin e projekteve në infrastrukturë për vitin 2015 – 2016.

Haziri me këtë rast ka bërë të ditur se janë të koordinuar për investimin e projekteve në infrastrukturë për vitin 2015 – 2016.

ARKATANA

”Me ministrin Zharku, biseduam për bashkëpunim dhe koordinim të punëve lidhur me bashkë-investimin e projekteve të infrastrukturës, për çka në Gjilan ka shumë nevoja të mëdha. Rrugët në përgjithësi, arteriet kryesore janë me dëmtime të mëdha. Janë rrugë të viteve të ’70 – ta. Duhet një intervenim i menjëhershëm dhe për këtë kemi biseduar me ministrin duke i kërkuar mbështetje të qeverisë”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri.

Edhe ministri Zharku nga ana e tij ka konfirmuar mbështetjen për Gjilanin duke bërë të ditur se sot gjatë orëve të vona ka ardhur në Gjilan pikërisht për këtë qëllim që të bisedohet për koordinim të saktë të punëve për projektet e pjesës së dytë të këtij viti dhe projektet e vitit 2016./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.