Mobi Casa

Haziri në ”Dardani”: Po e ruajmë kuletën e popullit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Haziri ka përmendur të arriturat gjatë kësaj periudhe qeverisëse, duke aplikuar dietën e ashpër buxhetore, dhe në këtë mënyrë, tha ai, po e ruajmë kuletën e popullit. ”E kemi kthyer disiplinën në punë, pastaj dieta e ashpër fiskale po vazhdon, nuk ka shpenzime në ushqime dhe kategori tjera. Duke kursyer në këtë aspekt, ne po realizojmë investime dhe po e ruajmë kuletën e popullit”, tha Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunal, ka mbajtur mbrëmë një debat publik me qytetarët e lagjes ”Dardania”.

Në hapjen e debatit, kreytari Haziri tha se do të vazhdoj të mbaj takime publike lagje më lagje sepse, sipas tij, vetëm një takim i obliguar që u mbajt në teatër, është i pamjaftueshëm.

Haziri ka përmendur të arriturat gjatë kësaj periudhe qeverisëse, duke aplikuar dietën e ashpër buxhetore, dhe në këtë mënyrë, tha ai, po e ruajmë kuletën e popullit.
”E kemi kthyer disiplinën në punë, pastaj dieta e ashpër fiskale po vazhdon, nuk ka shpenzime në ushqime dhe kategori tjera. Duke kursyer në këtë aspekt, ne po realizojmë investime dhe po e ruajmë kuletën e popullit”, tha kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit është shprehur se në lagjen ”Dardania” është investuar me të gjitha kapacitetet në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit e ndriçimit publik, pastaj investimet në shkollën fillore ”Selami Hallaqi” dhe të tjera.

Mobi Casa

Ai ka paralajmëruar se së shpejti pritet të nis ndërtimi i çerdhës në këtë lagje, ku pritet të jetë bashkëfinancim i Komunës me USAID-in, pastaj projekti i fituar nga ”Kosova e Bukur” i parkut me hapësira rekreative në këtë lagje, në të cilin pritet të punësohen mbi 60 persona në bashkëpunim me Qendrën e Punësimit.

I pari i Komunës tha poashtu se gjatë ditëve në vijim në ”Dardani” pritet të nis edhe ndërtimi kanalizimit në rrugën ”15 qershori”, sikurse edhe pilot-projekti për ndarjen e mbeturinave që janë të riciklueshme, e që do të realizohet në bashkëpunim me GIZ.

Më pas, kryetari Haziri dhe bashkëpunëtorët u janë përgjigjur pyetjeve dhe interesimeve të qytetarëve si: Sahit Hyseni, Edoni Rexhepi, Sabri Shkodra, Isuf Rexhepi, Bexhet Ismajli etj., të cilët, kryesisht, e paraqitën si shqetësim zhurmën që krijojnë kafiteritë.

Kreu i Komunës tha se ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për këtë çështje, duke theksuar se do të ketë zero tolerancë sa i përket zhurmës që krijojnë kafiteritë dhe do t’u konfiskohen pajisjet.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, do të vazhdojnë takimet publike me qytetarët edhe në lagjet tjera dhe në fshatra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.