United Hospital

UNDP – KFOS po vazhdon me asistencën për Organet komunale të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në Kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve dhe Përformanca e Organeve Komunale” të asistuar nga këshilltari i UNDP-KFOS, Flamur Zeqiri dhe në bashkëpunim me zyrtarin përgjegjës të Zyrës Komunale për Integrime Evropiane të Komunës së Vitisë, Përparim Sadikun, në vazhdën e takimeve punuese me drejtoritë komunale, sot është mbajtur takimi i radhës me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth realizimit të objektivave komunale, që dalin nga Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit (MSA) 2015, mekanizmi i koordinimit ndër institucional, zhvillimi i mekanizmit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies si dhe për zhvillimin e sistemit të monitorimit dhe vlerësimit.

Eco Higjiena

Përndryshe takimet e tilla pritet të mbahen në të ardhmen edhe me drejtoritë tjera, njësitë dhe zyrat komunale dhe kanë si qëllim kryesor zhvillimin e kapaciteteve komunale, funksionalizimin dhe ngritjen e përformances së punës brenda institucionale të organeve komunale në kuadër të obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane për nivelet komunale.

Ndërkaq përkrahja e UNDP-KFOS-it për organet komunale me takimet e tilla u cilësuan si të nevojshme në fushën e përformancës sa më të mirë të institucioneve lokale të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.