Mobi Casa

Bujar Nevzati sërish lyp llogari nga Lutfi Haziri

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar i PDK-së është përplasur sërish me Lutfi Hazirin në takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa. Nevzati ka thënë se pas 18 muajve Lutfi Haziri po kthehet në KPF falë presionit të opozitës.

Një kryetar dhe një ish ministër i pushtetit lokal që po lavdërohet në tërë Kosovën për herë të parë merr pjesë në KPF. Ky është vlerësimi i Bujar Nevzatit këshilltar i PDK-së i cili në takimin e KPF ku ishte paraparë raporti gjashtë mujor i punës së kryetarit të komunës ka kërkuar të di arsyen pse kjo seancë është quajtur e jashtëzakonshme. “Çka ka këtu të jashtëzakonshme, pse ky raport së pari nuk është miratuar nëpër komitete siç është e paraparë me ligj e pastaj të vije në KPF “.

Nevzati tha se për këtë interesim të tij nuk ka marr përgjigje as nga kryesuesja e as nga kryetari. Në KPF miratimi i rendit të ditës sipas Nevzatit është aprovuar me shumicë votash, derisa Lutfi Haziri ka folur në superlativ për punën e tij, pa asnjë vërejtje e pengesë që ka hasur në punën e tij. “Ky raport nuk është raport pune, por raport vetëlavdërimi e mashtrimi, ashtu siç dini t`i bëni vetëm ju. Pse në këtë raport nuk i keni futur të metat, dobësitë e propozimet si të qeveriset më mirë”.

Mobi Casa

E pyeta Hazirin gjithashtu pse në raport nuk janë përfshirë ndërtimet pa leje, sa të hyra ka komuna nga aq shumë ndërtime që po ndodhin në Gjilan, çka ka përfituar Gjilani nga shuarja e drejtorisë së inspektonit dhe DKR. Pse nuk është pasqyruar raporti i Flakës së Janarit në raport. Çka po ndodhë me Lumin Mirusha,. Pse nuk po qëndroni në vendin e punës. Pse asnjë informatë nuk po ua jepni Kuvendit për vizitat turistike. Çka po përfitojnë qytetarët e komunës së Gjilanit nga këto vizita”.

Nevzati tha se nga këto pyetje e interesime të shumta Haziri i është përgjigjur se ligji ia mundëson ose i jep të drejtë me qëndrue në zyre ose në KPF. “Unë i thasë sërish se nuk e di a qëndron 8 orë apo jo në zyre, por këto po i thonë drejtorët e tu e këshilltarët e tu të cilët nuk po munden të ju takojnë në zyre. Pas këtyre fjalëve Haziri e mori defterin dhe u largua, nuk mundi të duroj tutje. Sigurisht ka punë më të mëdha nacionale e të kombit” ka ironizuar Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.