Mobi Casa

Kqiku: Prokurimi i Gjilanit 1.6 milion euro kontrakton punë për gjashtëmujorin e parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Departamentit të Prokurimit në Gjilan, Salih Kqiku, në konferencën e organizuar me gazetarë, ka prezantuar punët që ky departament ka bërë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Me këtë rast drejtori Kqiku, ka bërë të ditur se dinamika e punëve në prokurimin e Gjilanit dhe efikasiteti janë bazë kryesore e stafit të drejtorisë, duke precizuar edhe monitorimin e projekteve që janë të kontraktuara deri në ndëshkim të kompanive të papërgjegjshme.

“Jemi të vendosur si departament që të kryejmë punë me dinamikë dhe efikasitet të shtuar. Për këtë gjashtëmujor kemi bërë njoftimin për 36 kontrata, dy konkurse të projektimit, tre ankande publike. Këto aktivitete të prokurimit kanë të bëjnë me punë, furnizime dhe shërbime, që në total kapin vlerën prej mbi 1.2 milion euro, dhe kur futen këtu edhe katër kontrata të nënshkruara nga viti i kaluar me një kosto prej 464 640. 31 euro, atëherë del se aktiviteti i prokurimit për këtë periudhë kohore në vlerën financiare është mbi 1.6 milion euro”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Kqiku.

Kqiku, poashtu ka bërë të ditur monitorimin që është duke ndodhur nga shoqëria Civile, me theks të veçantë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), për çka edhe publikisht e ka thënë se e kanë bashkëpunimin e zyrtarëve të këtij departamenti dhe janë të hapur edhe për të gjithë të interesuarit, konform ligjit të Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Ndryshe Kqiku ka informuar mediat, se gjatë kësaj periudhe kohore është dorëzuar raporti për kontratat e nënshkruara për vitin fiskal 2014, ndërsa në fillim të këtij viti është dorëzuar Planifikimi Final i Prokurimit Publik për vitin 2015.

“Ne kemi dorëzuar raportin final për kontratat e nënshkruar në Autoritetin Qendror të Prokurimit, sikur që e kemi informuar edhe për planifikimin për vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe ne kishim edhe monitorim dhe mbikëqyrje të dhjetë aktiviteteve të prokurimit nga Komisioni

Rregullativ i Prokurimit Publik, të cilët në rekomandimet e dhëna nga ta janë më tepër për avancimin e procesit të prokurimit publik në Autoritetin Kontaktues në harmoni me ligjin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.