Lenjani ia fillon me Rennesin
Ermir Lenjani ka mbaruar pushimet e tij dhe ia ka filluar përgatitjeve me skuadrën e tij Rennes.Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë kishte një javë më shumë pushim pasi u aktivizua me Kombëtaren, ndërsa iu ka bashkuar grupit tjetër të skuadrës në stërvitje.
Në ditët e para të stërvitjes, këmbëshpejti shqiptar tregoi se është në një formë mjaftë të mirë sportive.
Edhe pse u flit se mund të largohet nga ekipi francez, Lenjani duket se ka vendosur për të qëndruar që të zë vend në formacionin bazë tek skuadra kuq e zi.
Kujtojmë që Lenjani, në ndeshjen e fundit mes Shqipërisë dhe Francës ishte ndër më të mirët në fushë. /Telegrafi/


