UBT

KSH i jep përkrahje unanime propozimit për emërtimin e QKMF-së me emrin e mjekut Nagip Rexhepi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KMSHMS) i ka dhënë përkrahje të plotë nismës së punëtorëve shëndetësorë të të dy niveleve në Gjilan, për emërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) me emrin e mjekut Nagip Rexhepi.KSHMS e ka rekomanduar këtë propozim për procedurë të mëtejme, me votat e të gjithë anëtarëve, përfshirë edhe opozitën (PDK e VV).

Jashar Jashari, kryesues i KSHMS, ka thënë se nisma për këtë emërtim ka ardhur nga punëtorët shëndetësorë të QKMF-së dhe Spitalit Rajonal, duke nënvizuar faktin se Nagip Rexhepi ka dhënë kontribut të madh në shëndetësi dhe çështjet humanitare, për tri dekada, si në kohën e okupimit dhe të luftës, po ashtu edhe në këto 15 vite liri, sa jetoi.

Fundamenti

Rexhepi ka qenë nënshkrues edhe i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, për të drejta politike të shqiptarëve në Kosovë, ka thënë Jashari.

Anëtarët e KSHMS thanë se emri i mjekut Nagip Rexhepi i bën nder QKMF-së dhe shëndetësisë në Gjilan, në përgjithësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.