Eko Higjiena

Revoltohen studentët: Po na injorojnë menaxhmenti i Universitetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mehmet Zylfiu kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin Publik të Gjilanit ndihet i zhgënjyer dhe njëkohësisht i revoltuar me neglizhencën dhe injorimin që po i bëhet studentëve. Zylfiu thotë se në takimin mes Lutfi Hazirit e Naim Sylës nuk ishin fare të pranishëm përfaqësuesit e studentëve. Ju bëjë thirrje ta ndryshoni këtë qasje injoruese ndaj nesh si përfaqësues të Studentëve tha për rajonipress Zylfiu.

Takimi në mes të Lutfi Hazirit dhe Naim Sylës nuk ka kaluar edhe pa kritika e akuza nga ana e përfaqësuesve të studentëve në Universitetin Publik të Gjilanit.

Në fakt Haziri e Syla në takim kanë folur pa praninë e përfaqësuesve të studentëve, gjë që ka ngjallur reagim tek Mehmet Zylfiu kryetar i Parlamentit Studentor.

Zylfiu tha për rajonipress se është i indinjuar thellë nga neglizhenca e Institucioneve Komunale dhe Menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka”. “Sot, në Universitetin tim u takuan Kryetari i komunës sime dhe Rektori i Universitetit tim. Folën për ne, por pa ne. Ju lumtë” ka ironizuar Zylfiu.

FIDANISHTJA

Zylfiu tha se ashtu si jemi, ashti edhe punët i kemi. “Ju bëjë thirrje të ndryshoni këtë qasje injoruese ndaj nesh si përfaqësues të Studentëve sepse të nderuar, ne ekzistojmë dhe jemi shumë”.

Zylfiu tha se fatkeqësisht menaxhmenti nuk është atraktiv dhe për pasojë nga ky universitet po largohen edhe studentët e aftë e të zot. “Ne duam harmonizim të raporteve, dhe jo neglizhim të tyre”.

Zylfiu tha se ka dy javë që ka kërkuar takim tek Lutfi Haziri për të diskutuar rreth bursave studentore, por kjo nuk ka qenë e mundur./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.