ARKATANA

Haziri kërkon përfshirjen e studentëve nga Kosova Lindore dhe Kumanova në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ku është pritur nga rektori Naim Syla.

Kryetari Haziri dhe rektori Syla kanë biseduar kryesisht për fillimin e regjistrimin e studentëve, pasi Universiteti i Gjilanit është i pari në nivel vendi që e ka shpallur konkursin për pranim të studentëve të rinj.

Me ketë rast, kreu i Komunës së Gjilanit ka kërkuar nga përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” që të përfshihen sa më shumë edhe studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga Kumanova.

United Hospital

Poashtu, në këtë takim kryetari Haziri dhe rektori Syla kanë diskutuar edhe për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar në kazermën e FSK-së.

“Kjo do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e FSK-së. Ndërtimi i kampusit universitar është i domosdoshëm në Gjilan si për qytetarët tanë dhe të Anamoravës, e poashtu edhe të qytetarëve tanë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës si dhe të Kumanovës”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Haziri gjatë takimit me rektorin Syla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.