Eko Higjiena

Haziri ka pritur një delegacion nga ministria e Arsimit e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur në një takim pune një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, me të cilët kanë biseduar për arsimin në përgjithësi, reformat dhe synimet për të ardhmen.

Delegacioni i nivelit të këshilltarëve të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, respektivisht Pëllumb Karameta, Erion Ndroqi të cilët shoqëroheshin nga drejtori i departamentit të inspeksionit të arsimit në Kosovë, Dëfrim Gashi që u interesuan kryesisht për arsimin në përgjithësi në Komunën e Gjilanit.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se njohja, shkëmbimi i përvojave dhe funksionimi në nivelet lokale dhe nacionale në mes dy shteteve tona janë ura lidhëse që e mbajnë fuqishëm njëra – tjetrën.

FIDANISHTJA

“Komuna e Gjilanit është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim të plotë në fushën e arsimit, respektivisht në fushën e inspektoratit në të mirën e shkëmbimit të përvojave të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri në disa nivele dhe fusha të ndryshme”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri.

Qëllim i kësaj vizite nga delegacioni në fjalë është njohja me modelin e inspektoratit të arsimit në Republikën e Kosovës në nivelin qendror, por edhe njohja me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me inspektoratin në nivelin lokal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.