Fundamenti

Mexhit Devaja – një jetë kushtuar arsimit, hendbollit e popullit të Kosovës

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Kosova dhe qyteti i Gjilanit në etapat e saja ka pasur gjithmonë njerëz me vizione të mëdha për arsimin, sportin dhe popullin e saj, e në mesin e tyre padyshim është edhe Mexhit Devaja i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit, sportit dhe çështjes së popullit të Kosovës. Mexhid Devaja padyshim është njëri nga figurat më të njohura në Kosovë dhe në arenën sportive në përgjithësi. Puna e tij e palodhshme, e guximshme dhe vetëmohuese ka ndikuar që sporti menjëherë pas luftës të ndërkombëtarizohet dhe të jetë i pranishëm krah për krah me flamujt e shteteve të tjera të botës

Të parët e Mexhit Devajës vijnë nga fisi Devajë nga Deva të Malësisë së Gjakovës duke u vendosur në fshatin Radivojc të Moravës së Epërm dhe në Gjilan.

Mexhit Devaja karrierën e tij prej intelektuali e fillon si arsimtar i Matematikës duke vazhduar si udhëheqës në jetën shoqërore të vendit ndërsa në lojën e hendbollit edhe pse asnjëherë nuk ka zhvilluar këtë sport si hendbollist u dashurua në vitin 1981 duke mos u ndalur në asnjë moment deri në pensionimin e tij.

Pedagogu i Matematikës ishte shumë i dashur tek brezat e ndryshëm dhe linte gjurmë të pashlyera si në aspektin arsimor, sportiv por edhe patriotik i cili edhe sot kujtohet nga shumë nxënës të cilët tani janë në jetën shoqërore, sportive e politike të vendit.

Peripecitë të cilën e kishin përcjell ish kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës njëherit edhe anëtar nderi i kësaj federata ka bërë që puna e Mexhit Devajës të shkruhet me shkronja të arta në analet e hendbollit Kosovar.

Devaja gjatë viteve të 90-ta kur gjithçka shteti serb kishte shkatërruar ai formon ligën e Kosovës në hendboll duke i bërë paralelizëm pushtuesit serb. Ai nuk ndalet me kaq formon edhe KH Rilindja në vitin 1993 me të vetmin qëllim që të rinjtë të mos ndalin aktivitetin sportiv gjatë atyre viteve të rënda të popullit shqiptar.

Fillimet e luftës në Kosovë kur një pjesë e madhe e popullsisë së Drenicës ishin mbet pa kulm mbi kokë nga djegia e tyre dhe vrasja e popullsisë pa dallim moshe, masakra në familjen Jashari në Prekaz, Devaja është njeriu i parë i cili alarmoi Evropën Demokratike për gjenocidin që po bëhej në popullatën shqiptare duke i shkruar vetë kryetarin e Federatës Evropiane të Hendbollit, Shtefan Hollmikvist.

“Pushteti serb pa kurrfarë shkaku ka bërë masakër në Drenicë duke masakruar 80 veta prej tyre shumica fëmijë, gra shtatzëna e pleq. Serbia dita më ditë po e zgjeron terrorin edhe në vende tjera të Kosovës me operacionet e saj luftarake në popullatën e pa mbrojtur, forcat ushtarake – policore e paramilitare serbe nuk po kursejnë asgjë shqiptare. Andaj ju lutem zoti kryetar me influencën që keni sensibilizone çështjen tonë në këto momente dramatike të popullit tim”, thuhet në letrën e Devajës .

Duhet përkujtuar opinionit të gjerë se Mexhit Devaja gjatë luftës ishte oficer rezervë i Shtabit të Mbrojtjes Territoriale të Gjilanit duke strehuar mbi 40-të persona në shtëpinë e tij i cili kishte parapërgatitur planin për evakuimin e popullatës në rast sulmit nga forcat serbe e paramilitare.

Iluzionet e këtij njeriu larg pamës të sportit dhe të shtetit të ardhshëm të Kosovës nuk kishin të ndalur Devaja në vitin 1998 për herë të parë lobon për pavarësimin e sportit të hendbollit në Bosnje e Hercegovinë duke hapur kapituj të njëpasnjëshëm në çdo Federatë Evropiane duke lobuar që sporti i hendbollit të jetë i pavarur duke e arritur qëllimin në Kongresin i cili u mbajt në Budapest të Hungarisë ishte 18 dhjetor 2004 hendbolli i Kosovës pranohet në EHF. Se sa Devaja e deshi pranimin e FHK-së në këtë Kongres tregon edhe deklarata e tij:” Po që se nuk pranohet Federata e Kosovës në këtë Kongres, trupin tim kërkojeni në Danub”.

Hidromorava

Gjerë tek ky moment Devaja patë shumë peripeci të mëdha nga ana shëndetësore u deshtë që ta riaktivizoj Federatën e Hendbollit të Shqipërisë gjatë vitit 2003.

Kryetarit të hendbollit të Kosovës Devajës i kërkohet që shteti i Kosovës të këtë flamurin e saj pasi me të njëjtin flamur me atë të Shqipërisë nuk mundë të bisedohej, por Devaja si një Ambasador i vërtetë edhe për këtë problem gjenë zgjidhje duke ju bërë me dije se shteti i Kosovës shumë shpejt do të jetë i pavarur do të ketë statusin e saj, por edhe flamurin e saj dhe në këtë çështje me të madhe ka ndihmuar vetë kryetari i Federatës botërore të hendbollit dhe miku më i ngushtë i Devajës z.Hasan Mustafa.

Se cilat ishin vlerësimet për Devajën kryetari i Federatës Botërore të hendbollit z.Hasan Mustafa patë thënë: “Të kesh një punëtor dhe një mik siç është Devaja, është një privilegj shumë i madh dhe jam i nderuar që kam pasur rastin të punoj me këtë njeri kolosal dhe vizionar shumë i madh. Kam pasur shumë takime me njerëz të ndryshëm anembanë Evropës e Botës, por takimet me Devajën kanë qenë speciale atë as shëndeti as puna as represioni gjatë luftës nuk e ka ndalë. Kosova ka një njeri të madh dhe duhet ruajtur e respektuar, Devaja ka qenë Ambasadori më i mirë që ka pasur Kosova ai në çdo takim së pari ka folur për popullin e tij e pastaj për hendbollin. Devaja do të jetë miku im më i shtrejte që kam pasur ndonjëherë”, patë thënë Mustafa në vizitën e vitit 2006 në Kosovë.

Devaja për punën kolosale që ka bërë është nderuar me mirënjohjet më të mëdha shtetërore si dhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Përpos takimeve të njëpasnjëshme që ka pasur Devaja gjatë karrierës së tij ai i përmblodhi në dy librat e tij “Hendbolli i Kosovës 1948-2005” si dhe libri “Një jetë me Hendbollin”.

Devaja përpos këtyre dy librave ai botoi edhe dy libra “Monografia e Familjes Devaja 1712- 2012” dhe “Te Molla e Kuqe 1878-2012″.

Njerëzit që punuan me Mexhit Devajën për vite të tëra në prononcimet e ndryshme janë deklaruar Afërdita Fazliu:”Koha e punës së Devajës është koha më e lavdishme sportit të Kosovës”. Besim Hasani kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës: “Po them ata që e kanë thënë për Devajën, falë Devajës Hasan Mustafa patë thënë Kosova është vendlindja ime e dytë e të njëjtin mendim e kanë pasur edhe shumë kryetarë të federatave Evropiane faleminderit zoti kryetar për atë që ke bëre” , Izet Gjinoci sekretar i FHK-së ” Devaja është kolos i sportit Kosovar” . Akademik Esat Stavileci:” Devaja është nder dhe krenari e hendbollit të Kosovës”, Gunal Ensari ish kryetari i hendbollit të Turqisë: “Devaja është miku im më i mirë, në qoftë se kam kontribuar pak për këtë njeri jam shumë i lumtur ai një gjë të tillë e meriton është ambasador i vërtet i Kosovës”, një gjë të tillë e ka bërë edhe të ditur edhe kryetari i hendbollit të Italisë Purromuto Francesco, Fahri Buqinca doajeni i hendbollit të Kosovës:” Devaja nuk kurseu as zemrën e tij për Kosovën”, Linda Shala: “Njeri brilant si në jetë njashtu edhe në sport”, Myrteza Miftari kryetar i FHSH-së,” Devaja punoi ditë e natë puna e tij duhet shkruar me shkronja të arta”.

Ndërsa shumë gazetar sportive publicist siç janë Arlind Grantolli, Gani Kosumi, Tomor Grabovci, Andin Lokaj, Sylejman Ismajli, Enver Sadiku, Musa Sabedini, Rexhep Hasani, Agim Binaku, Elmaz Isufi, Leart Hoxha, Kushtrim Krasniqi,Visar Loci e Artan Muhaxheri dhe shumë të tjerë shumë herë janë deklaruar se Devaja ka qenë një menaxher i shkëlqyer duke pasur vizione të qarta, me rrugë të mundimshme, por duke qenë një shembull i mirë për sporte tjera.

Devaja do të çmohet dhe do të nderohet për sakrificën që ka bërë për hendbollin e Kosovës dhe popullin e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.