Hidromorava

Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme të Luginës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të hënën, sikurse në tërë vendin edhe në Luginë të Preshevës ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme sipas drejtimeve dhe profileve të caktuara.

Në Komunë të Bujanocit, në shkollën e vetme të mesme në gjuhën shqipe, “Sezai Surroi”, radhitja e nxënësve të cilët janë paraqitur me dokumentacion të kompletuar ka vijuar pa probleme.

Në këtë shkollë, sipas drejtorit Zejni Fejzullahu, ka vend për 360 nxënës të rinj, ndërsa për herë të parë në bankat e kësaj shkolle do të ulen 312 nxënës.

ARKATANA

Fejzullahu i tha Titullit se në vitin e ri shkollor do të formohen 12 paralele.

Sipas Ministrisë së Arsimit, për radhitjen e nxënësve sipas profileve dhe degëve të caktuara, do të merren parasysh fletë dëshirat e nxënësve, ndërsa si kriter do të jetë suksesi në tre vitet e fundit të shkollës fillore, rezultati nga provimi dhe çmimet e fituara në garat për nxënës.

Përveç ditës së hënë, sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit të publikuar në faqen zyrtare, regjistrimi i nxënësve do të vazhdojë edhe ditën e martë./Titulli.com/