Brendford blen Halimin 750 mijë €
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, karrierën do ta vazhdojë në rangun e dytë të futbollit anglez. Zëri shkruan se në Championship Halimi do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës së njohur, Brendford, në të cilën u transferua të hënën nga liga e tretë e Gjermanisë.
Lajmin e ka konfirmuar Stuttgart Kickers, pjesë e të cilit ishte deri më tani Halimi. Klubi gjerman do t’i përfitojë 750 mijë euro nga shitja e kartonit të Halimit./Zëri/


