Uji Dea

Shpresa për një të ardhme më të mirë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Familja Murti nuk ka asgjë të tyre. Ata janë shqiptarë nga Kosova. Në kërkim të një jetesë më të mirë, ata kanë braktisur shtëpinë dhe vendlindjen e tyre. Në Mieste të Gardelegen në Gjermani ata jetojnë në një ndërtesë sociale e ndërtuar në vitet e 90-ta. Kjo qendër më parë ishte bosh. Në dhomën ku banojnë gjenden: Një vitrinë dhe televizor i vjetër, një tavolinë dhe tri karrige. Kjo është e gjitha. Për familjen Murti këto kushte janë një luks i madh dhe ata janë falënderues., shkruan mdr.de, përcjell “albinfo.ch”.

Ëndrra më e madhe

Djali i tyre. Agonisi, thotë se këtu ai e ka gjetur paqen, Njerëzit në Mieste të Gjermanisë janë shumë miqësorë. Të gjithë njerëzit dëshirojnë të punojnë dhe gjëja që i pëlqen shumë është se askush nuk rri kot nëpër rrugë . Të gjithë shikojnë punët e tyre dhe i kryejnë detyrat e tyre ditore.

FIDANISHTJA

Nuk dëshirojnë asgjë më shumë se sa të janë pjesë e këtij vendi. Edhe ata dëshirojnë të punojnë. Motra e Agonisit, Aurela tregon se dëshiron këtu të studion dhe pastaj të bëhet mësuese. Kjo është edhe ëndrra më e madhe për të.

Secili njeri duhet të jetoj ku të do

Kai-Michael Neubüser, kryetari i Mieste, është i mendimit se secili njeri ka të drejtën që personalisht të vendos ku ai dëshiron të jeton. Familja Murti në fakt nuk përfitojnë asgjë. Kërkesa e tyre për azil si refugjatë ekonomik është refuzuar. Çdo ditë, çdo minutë atyre mund të u ndodh që të kthehen sërish në vendin e tyre, të kthehen përsëri në mjerim.