ARKATANA

Shala me oferta nga Holanda, Gjermania dhe Belgjika

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar, Herolind Shala mund të largohet nga Sparta e Pragës.Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit të madh çek, Sparta e Pragës së fundmi ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura evropiane.

Ai ka nisur fazën përgatitore me skuadrën e tij, por mund të largohet pasi në drejtim të Spartës janë disa oferta të rëndësishme për lojtarin.

Edhe pse nuk ka pasur fat me lëndime, burime të Telegrafit të afërta me lojtarin tregojnë se për të interesohen ekipe të njohura nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika.

“Herolindi është duke u kërkua në Holandë, Gjermani dhe Belgjikë nga skuadra mjaftë të njohura”, thotë burimi i Telegrafit.

Uji Dea

“Az Alkmar dhe Groningen e dëshirojnë në Holandë, ndërsa në Gjermani interesim ka shprehur Karsluher dhe në Belgjikë skuadra e njohur Standart Lutich”.

“Ende nuk mund të them nëse do të largohet apo jo nga Sparta, pasi ai konsiderohet si lojtari kryesor nga klubi çek që do të luaj në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve, por që ofertat tunduese që kanë ardhur për të klubi po i shqyrton”, tha ky burim i Telegrafit.

Kujtojmë që Shala iu ka bashkuar skuadrës së madhe çeke nga norvegjezët e ODD Grenland, ku shkëlqeu për disa sezone. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.