Lajm i madh për Shaqirin, e kërkon gjiganti i La Ligas
Xherdan Shaqiri mund të rrijë i qetë. Interesim për yllin kosovar ka rishfaqur skuadra nga La Liga, …
Lajme të mira për Xherdan Shaqirin vijnë nga Spanja. Reprezentuesi i Zvicrës ka zgjuar interesimin e Atletico Madridit.
Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Shaqiri është njëri nga kandidatët për ta zëvendësuar Arda Turanin, i cili pritet të kaloj te Barcelona.
Shaqiri, edhe gjatë dimrit ishte kërkuar nga Atletico Madrid, por kosovar vendosi që karrierën ta vazhdoj te Interi.
Por, ish anëtari i Baselit ka zhgënjyer me paraqitjet në Serie A, duke e detyruar Interin që ta shes gjatë kësaj vere.
Interi ka arritur marrëveshje me Stoke Cityn për Shaqirin, por ky i fundit ka refuzuar ofertën duke pritur oferta nga ndonjë klub më i madh.
Kështu, kalimi te Atletico Madrid duke se është i mundshëm për reprezentuesin e Zvicrës. /Express/


