United Hospital

VV: Qeverisja Haliti, qeverisje e dështuar!

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Qeverisja e tanishme çdo ditё e mё shumë po dëshmohet se ёshtё qeverisje nё shërbim tё cilësisë sё dobët tё shtrirjes, si dhe nё shërbim tё ndërtimit tё një raporti me qytetarët kinse kemi tё bëjmë me një qeverisje unike dhe mё liberale që si përparësi merr qytetarin. Mendësia e këtij ekzekutivi lokal shkon aq shumë sa ndanë përpjekje tё jashtëzakonshme për prodhimin e një perceptimi të drejtë drejt opinionit publik. Kёtё perceptim kryetari Haliti, tenton tё shtrinë aq shumë sa asgjë tjetër thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.

Nё gjuhën shkencore ky devijim i shembullt sidomos nё politikё, ndryshe njihet edhe si një nivel demagogjie i përmasave tё mëdha, që nё mungesë prodhimi, zhvillimi dhe prosperimi, disponon skajshëm nё atё mjet. Qeverisja kështu nuk mund tё jetë për qytetarët dhe nevojën e tyre. Qeverisja e tillë siç orientohet drejtë infrastrukturës fizike﴾asfaltit﴿, as edhe minimalisht nuk mund konsiderohet qeverisje për trupin publik-qytetarët.

Shumica e buxhetit komunal është derdhur në infrastrukturë fizike, kryesisht asfalt, i cili përpos që është shtruar në cilësi të dobët, ai iu është dhënë kompanive, të afërme dhe të cilat kanë përfunduar punën pa qenë aspak nën mbikëqyrje. Tashmë s’kanë mbetur as edhe një vit kur duhet tё shpallen zgjedhjet lokale, dhe vlerësimi për kёtё qeverisje do delë nё mënyrë tejet dështuese, dëshpëruese.

Qeverisja Haliti, çdo ditё e mё shumë po dëshmohet se ёshtё një qeverisje nё pjesën mё tё madhe tё programit tё saj e dështuara, kёtё e dokumentojnë rastet duke filluar qysh prej sektorit tё arsimit, bujqësisë e deri tek ai i shëndetësisë. Duke mos përjashtuar as administratën dhe prokurimin, që njëherit në po këto dikastere janë bërë shkeljet më të mëdha.

Sokol Haliti përmes botëkuptimit prej një demagogu, investon aq shumë nё dukjen nё relacion me qytetarët sa ka përjashtuar thuaja plotësisht mundësinë për një zhvillim dhe kapitalizëm tё qëndrueshëm nё çdo dikaster.

Momentalisht pothuaj gjitha projektet përpos që janë nё numër tё vogël dhe tё cilësisë sё dobët, janë kryesisht tё dërguara nё ato vendbanime-fshatra ku mendonte se mund tё përkthehet nё votë elektorale.

Thuaja çdo investim që mundohet tё shtrije, ai arrin tё kalkulon nё votë. Nё kёtё kuptim ka mbetur jashtë çdo investimi komunal edhe fshati Podgorc, si një pjesë e madhe e fshatrave. Ky fshat afërsisht ka 70 shtёpi, deri mё tash që po bëhen afërsisht 4 vite tё mandatit aktual ende nuk ёshtё dërguar asnjë investim. Fshati Podgorc, hynë nё vitin e fundit dhe akoma nuk prek ndonjë projekt zhvillimor. Deri mё tash siç çdo fshat pothuaj rënkon nga shërbimet bazike, p.sh. rruga gjendet nё gjendje tё mjerueshme, mungojnë gjerat elementare, p.sh. Shkolla “Dëshmorët e Lybishtёs”, përballet me mungesën e higjienës, kushteve elementare, dhe përtej kësaj shkon edhe rruga e pa pastruar që është vështirë e kalueshme etj.

Kur merr për bazë gjendjen reale nё fshatra dhe argumentet që i përcjellin këto dështime tё tij, lind edhe pyetja shumë fondamentale.

Hidromorava

1. Si dhe sa efektshëm mund tё vlerësohet kjo qeverisje edhe kur shprehet e kundërta?
2. Si dhe pse bёhet këto manipulime dhe si mund tё ndërtohet argumenti cilësorë?
Këto janë disa nga pyetjet që z. Haliti do duhej tё iu përgjigjej si dhe tё i bashkdyzoj argumentet e tij me ato çfarë posedojnë qytetarët.

Nё kёtё vazhdë shkojnë edhe disa fshatra. Prandaj, gjendja çfarë shihet, preket dhe dominon ёshtё e pamundshme tё kundërshtohet. Një pjesë e elementeve bazike nuk funksionojnë edhe nё disa fshatra, si fshati, Smirë, ndërsa në fshatin Buzovik një shërbim i tillë mungon etj.

Qeverisja siç e quan ai brilante, nuk mund tё jetë qeverisje kredibile dhe cilësore njёkohёsisht edhe e paanshme vetëm pёr shkak tё infrastrukturës fizike që e bёnё. Madje edhe nё investimin që ngushtë thirret siç ёshtё ai i asfaltit, ёshtё jashtë çdo standardi, duke filluar qysh prej kohës kur shtrohet e deri te kriteret që aplikohen.

Qeverisja e përgjegjshme dhe qytetare nuk ndërtohet vetëm pёr shkak tё projekteve fizike, projekteve që prijnë me cilësi tё dobët, projekteve qe ende pa përmbushur kohën minimale shkatërrohet e prishen. Madje ndër arsyet kryesore pse nuk ishin pastruar rrugët mirë është edhe mundësia e prishjes së shpejt, pasi cilësia në të cilën gjenden këto rrugë tё ”Reja”, janë tejet të dobëta.

Kjo qeverisje mё shumë angazhohet për ndërtimin e një imazhi ,botëkuptimi qytetarë kinse për një raport tё shkëlqyeshëm, sesa që ёshtё e dhënë nё përmbushjen e programit me tё cilin kishte edhe kandiduar. Kjo mënyrë demagogjie nuk shpien askund dhe pos që tregon at shёmbёlltyrёn e një njeriu kilientelist dhe partiak dhe asgjë mё shumë.

Pra, qeverisja e mirё konsiston nё llogaridhënien, transparencën, diskutimin ose konsensusin me banorë rreth orientimit tё projekteve zhvillimore, shtrirjen dhe priorizimin e projekteve, implementimin e arsyeshëm dhe i paanshëm i buxhetit komunal etj. Mbi tё gjitha menaxhimin e drejtë dhe tё paanshëm me sektorët si burime fondamentale nё kontribuimin dhe orientimin e komunës drejt progresimit ekonomik-kulturorë.

Komuna si obligim duhet tё ketë trupin kolektive. Një mendësi e cila prekё nevojën dhe rrafshin e shërbimeve elementare dhe pa harruar asnjëherë mospёrkthimin e “privilegjeve” nё interes klanore e familjarë. Mbi kёtё bazë mund edhe tё krijohet rruga për një qeverisje për qytetarët përfundon reagimi i LVV./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.