Haziri përballë qytetarëve
Gjilan – Lutfi Haziri të shtunën duke filluar nga ora 11.00 në teatrin e qytetit mbanë debatin publik me qytetar. Haziri në këtë ballafaqim të hapur pritet të flas për të gjitha zhvillimet në komunën e Gjilanit, projektet e planifikuara si dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe.
Lutfi Haziri, do të mbajë takimin e parë publik për këtë vit të shtunën nga ora 11:00, në sallën e Teatrit të Qytetit. Haziri në këtë ballafaqim të hapur do të shpalos para qytetarëve punën e deritanishme të qeverisjes komunale, si dhe do t`i paraqes objektivat dhe projektet e planifikuara për pjesën e dytë të vitit.
Haziri dhe drejtorët komunalë, mirëpresin interesimet, pyetjet, kërkesat, sugjerimet e publikut, përfshirë edhe vërejtjet. Jeni të mirëseardhur, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të komunës së Gjilanit./rajonipress/


