Licencohen katër trajner gjilanas në futboll
Gjilan – Për tri javë rresht 25 persona kanë ndjekur ligjëratat për trajner për Licencën B të UEFA-s në mesin e këtyre personave ishin edhe katër trajner të Gjilanit Afrim Shahini, Skender Hoxha, Alban Hyseni e Veton Xhemajli.
Këto ligjërata u mbajtën nën patronatin e FFK-së në bashkëpunim me Federatën e Gjermanisë të futbollit (DFB).
Instruktorët e trajnerëve të Kosovës ishin nga DFB Wolfang Grunert dhe Jorg Rlich.
Të katër trajnerët nga Gjilani me të mbaruar trajnimi tre javor janë licencuar në kategorinë B të njohur nga UEFA.
Afrim Shahini trajneri aktual i KF Drita të Gjilanit thekson se gjithçka ka qenë në nivelin e duhur.”Jam shumë i kënaqur me dijen që kemi përfituar nga ky trajnim dhe tërë potencialin dhe dijen që kemi përfituar do ta zbatojmë në klubet ku do të punojmë e kjo është në të mirë të futbollit në përgjithësi”.
Edhe tre trajnerët tjerë gjilanas Hoxha, Hyseni e Xhemajli kanë mbet të impresionuar me atë se çka kanë përfituar nga instruktorët nga Gjermania. “Është një përvojë e mirë të mësosh nga instruktorët të dëshmuar Evropian ndërsa ne tani mundemi të udhëheqim edhe skuadrat të mëdha pa ndonjë problem pasi jemi certifikuar për këtë licencë të domosdoshme për karrierat tona si trajner”, theksuan tre trajnerët./rajonipress/


