Mustafi befason Barcelonën dhe Realin
Shkodran Mustafi dëshiron të qëndroj në Valencia.Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka refuzuar Real Madridin dhe Barcelonën, pasi dëshiron të qëndroj edhe një edicion në Valencia.
Mustafi është dëshira kryesore e dy skuadrave të mëdha spanjoll për repartin e mbrojtjes, por ai ende nuk ka vendos që të largohet nga Valencia.
Mediat në Spanjë shkruajnë se Barcelona nuk e bind, pasi nuk do të mund të luaj deri në janar të vitit 2016, ndërsa Real Madrid ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Ramosit.
Mustafi po ashtu është kërkuar edhe nga skuadra gjermane Borussia Dortmund. /Express


