Fundamenti

Haliti u përgjigjet akuzave të Vetëvendosjes

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Reagim nga kryetari i Komunës Sokol Haliti ndaj Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Dega në Viti.

“Nga Konferenca e fundit e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje/Dega Viti nuk le për ta kuptuar se nga cila perspektivë i hapë debatet zoti Salihu, nga perspektiva e një partie dekonstruktive në opozitë, nga perspektiva e një deputeti të legjislaturës qendrore, por që krijon dilemë kur pohon se ‘nuk e di ligjin’, nga perspektiva e një ambicie ose vullneti për të filluar fushatën shumë herët për ardhje në krye të komunës duke mbajt ligjëratë demagogjike!

Në rast se flet si parti në opozitë, kuptoj misionin e saj deri aty kur ai mision ka qëllim dekonstruktivitetin total dhe si agjendë të saj ka kritikat tipike të një politike demode.

Nëse flet në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës ai presupozohet të ketë afinitet me ligjet e Republikës së Kosovës pasi që është edhe pjesë e legjislativit qendror, dhe të mos paragjykoj shkelje ligjore duke thënë se është mendim i tij, pasi që Ligjet nuk interpretohen nga mendimet tona dhe një prononcim i tillë e vë në pah jo-profesionalizmin e tij dhe “asistentit” të tij të konferencës.

Ndërsa, nëse merr siç në konferencën e fundit kolegë i cili e “plotëson” kryetarin e saj gjatë “leximit të letrave” dhe prezantohet si ekspert i arsimit dhe duket paradoksale kur thotë se jam ekspert i arsimit dhe në të njëjtën kohë nuk është në rrjedha të arsimit, ai njëjtë sikur profesori i tij duhet t’a lexojë ligjin dhe t’i referohet vetëm atij për t’i kursyer kritikat e pabaza të cilat i demanton vetë qytetari i Komunës së Vitisë!

Mobi Casa

Do të ishim të nderuar nëse do t’i gëzoheshim praktikave të mira të një përfaqësuesi të Komunës tonë në Kuvendin Qendror të Republikës së Kosovës i cili e kupton që tanimë ai më shumë se partisë dhe veprimeve ambicioze politike i takon qytetarit të saj.

Shpresojmë që z. Salihu të filloj ta ngris më shumë zërin në Kuvend për çështje në interes të përgjithshëm më shumë se për interesa partiake dhe politike, dhe energjinë e tij t’a orientojë posaçërisht në interes të qytetarit të Vitisë, dhe mos t’a harxhojë atë në kritikat dekonstruktive dhe politikat e tij diferencuese dhe të pabaza, një politike të tillë të cilën kanë filluar t’a demantojnë ose kundërshtojnë haptas edhe (ish)bashkëpunëtorë të tij!

Qytetari i Vitisë dhe i Kosovës njeh mjaft mirë se çfarë është demagogjia dhe politikat diferencuese, dhe se çfarë është ushtrimi i vullnetit të mirë dhe praktikat e progresit të mirëfilltë në përafrim dhe zhvillim, prandaj Qeveria Komunale nën udhëheqjen time do të vazhdojë të tregojë me praktikë se do t’a barikadojë regresin dhe do të hapë rrugë për progrese.

Mendojmë dhe duam të besojmë se z. Salihu tani kur ka rastin që të ketë eksperiencë si deputet dhe kjo eksperiencë mund t’i shërbejë dhe t’ia mundësojë t’a kuptojë që përgjegjësia publike me të cilën ngarkohet një i deleguar i popullit nuk fillon dhe mbaron me ”lexim të letrave”, por fillon me kontribut konkret, qasje të drejtë dhe mbaron aty ku qytetari sheh këtë praktikë dhe njehet me dinjitet.

Respektoj Institucionet e Republikës së Kosovës, prandaj do të jem i hapur si Kryetar i Komunës të bashkëpunoj me z. Salihu për çdo punë të mundshme në të mire të qytetarit tim thuhet në përgjigjen e Halitit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.