ARKATANA

VV: Qeverisja e Vitisë, boshe dhe pa vizion

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Viti – U bënë dy vite të qeverisjes së Sokol Halitit dhe asgjë nuk ndryshoi në jetën e qytetarëve të komunës së Vitisë. Ndonëse, pritjet nuk kanë qenë të mëdha kur kemi parasysh faktin se edhe programi qeverisës i shpalosur gjatë fushatës më tepër ka qenë i karakterit premtues me logjikën e premtimit të pa kursyer duke synuar me ç’do kusht pushtetin, për të sjellur kinse ndryshimin e madh. Mirëpo, ndryshimi i madhë nuk ndodhi, sepse qeverisja e z. Haliti po vazhdon më të njëjtën logjikë të qeverisjeve të mëhershme, madje mënyra e qasjes dhe metodat që praktikon kryetari Haliti për të manipuluar opinionin e qytetarëve janë shumë më të mbrapshta. Ai përmes paraqitjeve propagandistike mediale, fotografive, mirënjohjeve, lavderatave dhe „titujve nderi“ po përpiqet për të mbuluar dështimin dhe për krijuar përshtypjen se është duke u bërë “punë e madhe” në Viti.

Mirëpo, për Lëvizjen VV!, dhe qytetarët e Komunës së Vitisë, gjatë kësaj kohe të qeverisjes, kryetari Haliti dëshmoi të kundërtën, se nuk e ka vizionin e duhur për të kthyer Komunën në institucion në interes të të gjithë qytetarëve, që ofron shërbime cilësore, i jep kahje dhe lehtëson zhvillimin e Komunës.

Ai në fakt, në vend të zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme, po ofron vetëm zgjidhje sipërfaqësore të paqëndrueshme që nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Vitisë por grupeve militante të partisë në pushtet.

Fatkeqësisht, pothuajse në të gjithë sektorët e zhvillimit problemet kanë mbetur të njëjta, madje në disa prej tyre kemi edhe përkeqësime të gjendjes.

Ne po i listojmë në formë të përgjithësuar vetëm disa nga fushat që konsiderojmë që pasqyrojnë gjendjen dhe mënyrën se si qeveriset Vitia:

SHENDETSIA – Gjendja e shërbimeve shëndetësore është përkeqësuar dukshëm. Në mungesë të pajisjeve dhe barnave, qytetarët e Vitisë edhe për shërbime elementare shëndetësore (për një fashë) dërgohen në Gjilan.

ARSIMI- Në vend të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë, arsimi është politizuar skajshmërisht dhe janë shkelur ligji dhe procedurat gjatë procesit të angazhimit të rreth 30 personave të stafit arsimor. Presioni dhe kushtëzimet politike kanë qenë të theksuar për tu punësuar dhe për të mbetur në vendin e punës. Lista e bursisteve është kryesisht partiake dhe e padrejte. Ka raste që një familje ka 3 studentë dhe nuk përfiton, pastaj familjet e veteranëve nga 20 sa kanë aplikuar kanë përfituar vetëm dy persona. Pra, kryesisht kanë marrë burse fëmijët e punonjësve të Komunës. Shkollat kanë probleme serioze me furnizim të materialeve higjienike dhe didaktike, si pasoj e së cilës ka patur raste të mbylljes së shkollave nga inspektorati. Madje, ne Arsimin e Vitisë ka raste të ndarjes së normës në dy pjesë vetëm së për `ti rahatuar militantët partiak.

Mobi Casa

BUJQESIA – Bujqësia si sektori më me prioritet i komunës së Vitisë nuk ka përfituar asnjë projekt serioz që do të ndihmonte zhvillimin e këtij sektori. Projekti i vetëm, i financuar nga qendra për regjistrimin e bujqësisë, është shfrytëzuar për të angazhuar militant partiak. Dëmet e shkaktuar nga vërshimet janë pasoj e dëmtimit të shtratit të lumit Morava nga shitja e dheut. Gjithashtu, vazhdon shkatërrimi i tokës bujqësore nga ndërtimet jashtë zonës se ndërtimit sipas planit zhvillimore komunal dhe njëkohësisht vazhdon shkatërrimi i pyjeve me të njëjtin ritëm edhe pse mbrojtja e pyjeve është përgjegjësi e Komunës por përkundrazi numri i padive për prerësit ilegal të pyjeve është dukshëm më i vogël në qeverisjen e Sokol Halitit.

ADMINISTRATA- Administrata komunale edhe pse është e mbingarkuar, vazhdon angazhimi i militantëve partiak me kontratë mbi vepër. Ende vazhdohet të qeveriset me u.d të drejtorit, ndonëse me ligj është e përcaktuar ndryshe. Ende ka drejtor që ushtrojnë funksione që sipas ligjit mund të cilësohen konflikt i drejtpërdrejt i interesit.

Zyra e prokurimit vazhdon të udhëhiqet nga po i njëjti njeri që ka udhëhequr në qeverisjen e kaluar. Si duket z. Haliti ka gjetur një gjuhë të përbashkët më të. Shumica e kontratave u jepen financuesve të fushatës së LDK, madje të afërt me zyrtare komunal, sidomos ato projekte që kanë vlerë deri 10 mijë euro ku duhet vetëm 3 ofertues për ta përcaktuar fituesin. Shpenzime marramendëse prej 10 mijë euro për gravura (lëvdata dhe mirënjohje) janë enorme.

Ka përpjekje të vazhdueshme për të përvetësuar meritat nga projektet vullnetare të komunitetit dhe qasja e z. Haliti që në vende të projekteve investive të kërkon donacione, është e gabuar.

Ndërtimet pa leje vazhdojnë në kundërshtim me planin zhvillimore komunal si dhe planet rregullative për zonat urbane duke e dëmtuar kështu edhe buxhetin komunal nga mospagesa e taksës komunale për leje ndërtimi. Njëri prej ndërtuesve më të mëdhenj ilegal është edhe vete Komuna e Vitisë, e cila për shumë projekte të ndryshme nuk pajiset me leje ndërtimi.

Pra, të gjitha këto, fatkeqësisht po e konfirmojnë bindjen e Lëvizjes VETEVENDOSJE! se LDK dhe Sokol Haliti nuk janë zgjidhja për ndryshimin që ka nevojë Vitia dhe qytetarët e saj.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim me vëmendje të gjitha zhvillimet në Viti dhe do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e terren për të ngritur zërin sa herë që e kërkon interesi i përgjithshëm i qytetarëve të Vitisë thuhet në reagimin e Lëvizjes VV, Qendra në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.