Gjilanasi në Bundesligën gjermane
Gjilan – Talenti i shumë përfolur nga Gjilani, Edison Kqiku i cili me hapa të sigurt ia mësyn Bundesligës Gjermane, ka bërë që edhe ky futbollist t`i bashkëngjitet shumë futbollistëve shqiptarë në klube të Evropës.
16-të vjeqari Kqiku i cili është në akademinë e shkollës së futbollit ‘Arsenal’ në Prishtinë ,i cili më parë karrierën futbollistike e ka filluar në shkollën e futbollit KF Gjilani, ka marrë një ftesë nga skuadra e njohur Gjermane e Bundesligës FSV Mainz 05.
Me të drejt shumë njohës të futbollit të Kosovës, për këtë futbollist kanë deklaruar se kemi të bëjmë më një futbollist të kalibrit të lartë, këtë e vërteton se futbollisti Gjilanas shumë shpejt do t`i bashkohet edhe Kombëtares së Shqipërisë U17.
Djaloshi flokë gjatë me talentin që ka në repartin e sulmit, e krahasojnë me futbollistin e mirënjohur të Uruguay-it Edison Cavani edhe pse Kqiku një dit shpreson se do të bëhet si idhulli i tij Wayne Rooney i Manchester United.
Rrjedhat e karrierës së futbollit Kqikun e qojnë drejt skuadrës së mirënjohur FSV Mainz 05 këtë e konfirmon edhe vetë futbollisti,” I kam bërë të gjitha përgatitjet për shkuarjen në këtë klub, kemi kontaktuar me krerët e këtij klubi, vetëm duhet të sprovohem në fushën e gjelbër që t`i bindi edhe njëherë me potencialin që kam”, shprehet Kqiku për rajonipress.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe prindi i tij për aspiratat e Edisonit,” Kemi bërë shumë përgatitje, me të vetmin qëllim që të lëmë përshtypje të mirë, nuk dyshoj në asnjë moment në kualitetet e Edisonit, shpresoj se do të arrijmë marrëveshje me këtë klub të dëshmuar në Bundesligën Gjermane”.
Shkuarja e Edisonit drejt Gjermanisë është një sfidë dhe nder për qytetin e Gjilanit e në veçanti për futbollin e Kosovës./rajonipress/


