Jakupi: Sinani u tregua i dobët në menaxhimin e administratës
Gjilan – Në këtë gjashtëmujor, por edhe vitin e kaluar kryetari Begzad Sinani, është treguar i dobët në menaxhimin e Administratës. Ai nuk ka arritur t’i bëjë reformat e premtuara. Kemi një administratë dembele, të dobët dhe të mbuluar nga pluhuri i paaftësisë. Koalicioni i gjerë i përbërë nga tri parti, kërkesat dhe presionet e partnerëve të koalicionit, në veçanti të PDK-së po e zbehin në masë të madhe punën dhe angazhimin e kryetarit të Komunës mendon Amir Jakupi.
Amir Jakupi për rajonipress thotë se Qeverisja e Begzad Sinanit ka lënë disa gjurmë në projekte infrastrukturore; asfaltime rrugësh, hapësira të gjelbërta, ndalimin e degradimit të lumenjve e mjedisit, por i mbetet akoma shumë punë për të bërë, për përmbushjen e premtimeve me të cilat u ngjit në pushtet në fund të 2013-ës.
Në muajt e parë të këtij viti, është vërejtur ulje e shpenzimeve në disa kategori. Kërkojmë që të vazhdohet me këtë trend të uljes së shpenzimeve të luksit. Kryetari duhet të jetë rigoroz në këtë drejtim dhe Komuna e varfër e Kamenicës nuk meriton të shpenzohet pa kontroll thotë Jakupi nga OJQ”Fortesa”.
Tani kur po i afrohemi vitit të dytë të qeverisjes, borxhet dhe problemet e trashëguara nga udhëheqja e kaluar nuk duhet të përbëjnë më justifikim.
Në këtë gjashtëmujor, por edhe vitin e kaluar kryetari Begzad Sinani, është treguar i dobët në menaxhimin e Administratës. “Ai nuk ka arritur t’i bëjë reformat e premtuara. Kemi një administratë dembele, të dobët dhe të mbuluar nga pluhuri i paaftësisë. Koalicioni i gjerë i përbërë nga tri parti, kërkesat dhe presionet e partnerëve të koalicionit, në veçanti të PDK-së po e zbehin në masë të madhe punën dhe angazhimin e kryetarit të Komunës” mendon Jakupi.
Jakupi thotë se akoma nuk po i shohim frutat e vizitave të udhëheqjes komunale nëpër dikastere qeveritare, por edhe anasjelltas. “Komuna me një buxhet të vogël nuk mund t’i përmbush kërkesat e mëdha që kanë njerëzit dhe lokalitetet, andaj duhet që udhëheqja komunale të mos ua lëshojë dyert donatorëve vendor e të huaj”./rajonipress/


