Kosova e Cyrihut mund të zgjedhet „ekipi i vitit 2015“
Me ndihmën e lexuesve, të cilët kanë nominuar përmes votimit dhjetë ekipet me të suksesshme të vitit në regjionin e Cyrihut, figuron edhe skuadra shqiptare e futbollit, FC Kosova Cyrih.
Kosova e Cyrihut ka arritë këtë sezonë të ngjitet në ligën e parë të vendit si njëri ndër ekipet e para të migrantëve që do të garojë nga sezoni vjeshtor në këtë ligë, shkruan portali Regional-Fussball.ch, transmeton albinfo.ch.
Pas një starti të jo të mirë, ata i morën frenat në dorë dhe me një seri fitoresh, veçmas në kampionatin pranveror siguruan ngjitjen në ligën e parë të Zvicrës. FC Kosova ka poashtu edhe numrin më të madh të shikuesve që përcjellin në çdo paraqitje. Njëkohësisht kosovarët ishin ekipi me fair-paly në krejt kampionatin në grupin e tyre, trasnmeton albinfo.ch
Ju që votoni, keni kohë deri më datë 5 korrik 2015 të jepni votën tuaj për ekipin më të mirë.
voto
Konkurrentet e FC Kosovës për t’u votuar si ekipi më i mirë janë:
FC Affoltern am Albis
FC Brüttisellen-Dietlikon
FC Bülach
FC Oberglatt
FC Oetwil-Geroldswil
SV Schaffhausen
FC Wettswil-Bonstetten
YF Juventus II
FC Zürich Frauen


