ARKATANA

Mbi 100 biznese po i promovojnë produktet e tyre në Panairin Regjional “Gjilani 2015”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është hapur sot Panairi Regjional i Prodhimeve vendore “Gjilani 2015”, i cili është organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, në bashkëfinancim me USAID-in.

Në hapjen e këtij panairi, në të cilin po i promovojnë produktet e tyre mbi 100 biznese, në mesin e të cilëve edhe minoritetet, ka marrë pjesë kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, përfaqësuesja e USAID-it, Marina Demitrievic, zyrtarë komunalë e qytetarë të shumtë.

Drejtori i DZHE-së, Ismail Januzi, ka thënë se qëllimi i këtij panairi është që bizneset të shkëmbejnë përvoja dhe të promovojnë produktet e tyre.

“Edhe vitin e kaluar kemi premtuar që do të vazhdojmë që ky panair të jetë tradicional si mundësi e mirë që bizneset të shkëmbejnë përvoja dhe të promovojnë produktet e tyre dhe njëkohësisht të përdoret edhe koha kur edhe diaspora është prezente. Synim yni është që produktet tona të gjejnë plasman edhe në tregjet e jashtme”, ka thënë Januzi.

Hidromorava

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se në Gjilan, përmes këtij panairi, po u mundësohet bizneseve të Gjilanit që t’i promovojnë produktet e tyre.

Marina Demitrievic, përfaqësuese e USAID-it, është shprehur se përmes këtij aktiviteti, USAID-i ka për qëllim të përmirësoj komunikimin horizontal në mes të komuniteteve shumicë dhe jo shumicë, sikurse edhe promovimin e konkurrencës në mes të bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Jam e nderuar që po marrë pjesë në këtë Panair që organizohet dhe përkrahet nga USAID-i. Përmes këtij aktiviteti, USAID-i ka për qëllim të përmirësoj komunikimin horizontal në mes të komuniteteve shumicë dhe jo shumicë. Gjithashtu, ka për qëllim që të përmirësoj angazhimin e qeverisë rreth komuniteteve jo shumicë dhe të ndihmojë lidhjen e tregjeve në mes të bizneseve shumicë dhe jo shumicë. Ne, gjithashtu, dëshirojmë të promovojmë konkurrencën në mes të bizneseve të vogla dhe të mesme”, u shpreh Demitrievic.

Panairi Regjional i Prodhimeve vendore “Gjilani 2015” është hapur për herë të parë vitin e kaluar me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili tashmë është bërë tradicional. Panairi do të jetë i hapur për tri ditë me radhë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.