Qytetarët të pa interesuar për kornizën buxhetore
Kamenicë – Drejtoresha për Financa dhe Buxhet, Shejnaze Masurica, tregoj për rëndësinë e këtij debati, por njëkohësisht shprehi edhe pakënaqësinë e saj për mos interesimin e qytetarëve për të marrë pjesë në këtë debat.
Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë është mbajtur diskutimi publik me qytetarë, që ishte organizuar nga Drejtoria për Financa dhe Buxhet.
Në këtë debat publik, u diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore për periudhën 2016-2018. Pos, përfaqësuesve nga komuna, prezent ishte edhe një numër i qytetarëve.
Drejtoresha për Financa dhe Buxhet, Shejnaze Masurica, tregoj për rëndësinë e këtij debati, por njëkohësisht shprehi edhe pakënaqësinë e saj për mos interesimin e qytetarëve për të marrë pjesë në këtë debat.
Ndërsa, zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, theksoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është hartuar në përputhje me Qarkoren Buxhetore 2016/01 të datës 15.05.2015.
Shefik Kastrati, qytetarë, kërkoi që për fshatin Karaçevë e Epërme të parashihen dy projekte me prioritet për qytetarët e këtij fshati si: ujësjellësi dhe kanalizimi. Po ashtu potencoi edhe nevojën e pajisjes së shkollave fillore me këndin e lojërave për nxënësit e shkollave./rajonipress/


