Aq shumë ka vuajtur Meda, sa thotë : Kurrë mos thuaj kurrë…
Se, vërtetë Meda është këngëtar që më së miri i këndon vuajtjes, dhembjes, lotit, dashurisë, ndarjes …dëshmon edhe kënga e tij më e re me titull “Kurrë mos thuaj kurrë” të lansuar nga produksioni më i njohur e më produktiv shqiptar “” Emra com”.
Producenti Emrush Thaçi, sapo e dërgoi enkas për revistën Kosovarja, këngën e cila së shpejti do realizohet edhe si klip.
Kurrë mos thuaj kurrë, që n’dashni nuk bjen
Asaj nuk i dihet, vjen ren e pa ren
Asnjëherë në jetë,jo se skam besu
se vjen ai moment në dashni me u dërzu
Këto janë pak vargje të këngës , të cilat ia thotë zëri pikëllues, vajtues i Medës , i cili paralajmëron e zbulon për revistën Kosovarja, se për këtë verë i ka përgatitur dhe thuajse janë të gatshme edhe shtatë këngë tjera, të reja…
Nga këto vargje, pavarësisht të kujt janë , por edhe nga këngët tjera paraprake , tek ai i këndon aq me dhimbje dashurisë, na bën të pyesim : Vërtetë ,Meda ,a ka dashuruar aq shumë, a ka vuajtur aq shumë, veç këngës… Kosovarja

