Sinani shpalos punën dhe projektet para qytetarëve
Kamenicë – Kryetari i komunës, Begzad Sinani shpalosi punën e këtij gjashtë mujori ku prezantoi punën dhe sfidat që e kanë përcjellur deri më tani.
Të mërkurën në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, është mbajtur debati publik me qytetarë për janar-qershor 2015.
Kryetari i komunës, Begzad Sinani shpalosi punën e këtij gjashtë mujori ku prezantoi punën dhe sfidat që e kanë përcjellur deri më tani.
Ndër projektet e shumta të realizuara ishin ato në infrastrukturë rrugore Hogosht-Lisockë-Kapi, hapja e pikës kufitare në Kapi, përfundimi i shkollës në Roganë, hapja e rrugëve të malësisë së Kamenicës dhe mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës etj.
Pas përfundimit të prezantimit të kryetarit Sinani edhe qytetarët kenë ata që ngritën zërin e tyre për kërkesat, komplimentet dhe pengesat që komuna ka pasur për këtë gjashtë mujor, kërkesat e tyre ishin në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, trajtimin e ujerave të zeza dhe mundësia e hapjes së vendeve të reja të punës.
Sinani tha se për mua është me rëndësi dhe interes që mos t’i mungoj Kamenicës infrastruktura rrugore që investuesit e interesuar të hasin në këtë pengesë, po bëjmë përpjeke që t`i eliminojmë të gjitha mangësitë vetëm që të ju mundësojmë atyre që janë të interesuar për zhvillim dhe mundësi për punë” ka thënë Sinani./rajonipress/


