FIDANISHTJA

Sokol Haziri: Për këtë gjashtëmujor, kemi punuar me dinamikë edhe më të madhe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një konferencë për media, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, Sokol Haziri, ka prezantuar zhvillimet që janë bërë në projektet kapitale, mirëmbajtje të hapësirave të gjelbra, ndriçim publik, rrugë, kanalizim, ujësjellës dhe trotuare.

Haziri ka përmendur punët që janë duke u bërë në mirëmbajtjen verore, konkretisht në mbylljen e gropave.
“Këtyre ditëve jemi duke punuar me dinamikë të shtuar në mbylljen e gropave të cilat janë hapur nga periudha e dimrit dhe reshjeve të shumta të shiut. Deri më tani arteriet kryesore të qytetit janë në përfundim e sipër, për të vazhduar më pas edhe me rrugët periferike të cilat, poashtu janë në gjendje emergjente”, tha Haziri duke spikatur se shumë shpejt do të shtrohet një shtresë asfalti në rrugën e Prishtinës, por edhe në afërsi të qendrave tregtare në rrugën e Preshevës.

Haziri ka përmendur edhe angazhimet dhe punën që është duke u bërë në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, që Gjilani është radhitur në vendin e parë në nivel të Kosovës.

“Gjilani është radhitur në vendin e parë në nivel vendi sa i përket mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra. Kjo na inkurajon për punë të mëtutjeshme dhe të vazhdueshme në ruajtjen dhe zgjerim të mëtutjeshëm të hapësirave të gjelbra”, tha ndër të tjerash Haziri.

Uji Dea

Haziri tha se ndriçimi publik, rrugët e rendit të tretë dhe deponitë e egra, janë dëshmi e një dinamike shumë të madhe të punëve që duhet të bëhen për t’u arritur të gjitha këto për një përmirësim të jetës së qytetarëve të Gjilanit.

“Të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit janë përfshirë me ndriçim publik, aty ku kushtet teknike dhe energjetike kanë ekzistuar. Por edhe më tutje jemi duke punuar në këtë drejtim. Për këtë gjashtë mujor kemi arritur të zgjerojmë rrjetin e ndriçimit publik edhe për 20 kilometra gjatësi. Njashtu ne kemi arritur që në këtë periudhë të këtij viti, të trajtojmë mbi 20 kilometra rrugë të rendit të tretë me zhavorr, kryesisht në zonat malore dhe në fshatra, që u mundëson banorëve të këtyre pjesëve një qarkullim dhe investime pse jo nëpër pronat e tyre”, ka pohuar drejtori, i cili ka përmendur edhe punët që janë bërë në largimin e deponive të egra të grumbulluara ndër vitesh.

Ai, poashtu, ka përmendur edhe punët që janë bërë në kanalizim, ujësjellës dhe shërbime publike në përgjithësi, sikur që ka spikatur edhe monitorimin që inspektorët e komunikacionit po i bëjnë transportit të udhëtarëve në përgjithësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.