Maltretohen nxënësit e shkollës “Asdreni” në Llabjan
Gjilan – Vazhdon maltretimi i nxënësve të shkollës fillore “Asdreni” në Llabjan komuna e Novobërdës. Si pasoj e keq menaxhimit të drejtorisë komunale dhe drejtorisë së shkollës nxënësit e kësaj shkolle që shumë ditë janë duke u përballur me vështirësi për të vijuar mësimet në objektin shkollor.
Krejt kjo ka ndodhë për keq menaxhim pasi që me kohë nuk janë bërë parapërgatitjet për furnizimin e sistemit të ngrohjes me antifriz dhe për fat të keq ka ndodhë që i terë sistemi të jetë në defekt si pasoj e temperaturave të ulëta thotë Ramadan Ramadani.
Duke mos pasur mundësi zhvillimi të procesit mësimor nxënësit detyrohen të udhëtojnë me kilometra për të vijuar mësimet në objektin e shkollës së mesme po ashtu në Llabjan.
Edhe përkundër faktit që ka ndodhë avarit në sistem udhëheqësia komunale ende nuk po arrin të sanoj havarit në këtë objekt shton Ramadani.
Sipas Ramadanit deri më tani zyrtaret komunal as që janë prononcuar për këtë problem sikurse nuk ka ndodhë asgjë, krejt kjo ka të bëjë se të njëjtit janë mësuar me dështime dhe se ju duket krejt e zakonshme. Po ashtu edhe prindërit nuk shfaqin ndonjë interesim që të marrin ndonjë hapë për gjetjen e përgjegjësit të këtij problemi dhe marrjen e masave të duhura./rajonipress/


