Haziri: Ka ardhur koha mos t`i përmendim më borxhet
Gjilan – Lutfi Haziri thotë se edhe pse Gjilani ka përjetuar vështirësi serioze buxhetore megjithatë pasi janë paguar mbi 3 milion euro borxhe të trashëguara ka ardhur koha mos t`i përmendim më ato.
Lutfi Haziri një kohë të gjatë është marrë me borxhet e trashëguara dhe patoi deklaruar se nuk do të paguaj faktura e shpenzime të cilat janë keqpërdorur apo janë bërë shpenzime në kohë fushate.
Megjithatë qeverisja Haziri ka arritur të paguaj mbi 3 milion euro borxhe të trashëguara. “Ka ardhur koha mos t`i përmendim më borxhet edhe pse kemi kaluar në një periudhë të vështirë financiare” shprehet Haziri.
Haziri thotë se komunën e ka gjetur me shumë borxhe dhe realisht ka pasur vështirësi të realizojë projekte madhore për Gjilanin. “Paramendojeni sikur këto 3 milion euro borxhe të paguara të ishin investuar do të kryheshin shumë projekte të mëdha” shprehet Haziri./rajonipress/


