Uji Dea

Supertalenti kosovar: Nëse më thërret Norvegjia e lë Kosovën pa menduar dy herë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bersant Celina do të ishte i gatshëm ta linte Kosovën për të luajtur me Norvegjinë.Ylli i ri kosovar i Manchester Cityt, Bersant Celina, ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e tij për ta braktisur Përfaqësuesen e Kosovës për atë të Norvegjisë.

18-vjeҫari në një intervistë për TV2.no deklaroi se do të ishte i gatshëm të luante me skuadrën A të Norvegjisë.

“Nëse më duan në skuadrën A, unë jam gati. Ndoshta do t’iu duhej ndihma ime”, u shpreh Celina, përcjell Express.

Babai i lojtarit javën tjetër do të takohet me trajnerin e Norvegjisë U21, Leif Gunnar Smerud për të diskutuar mundësinë që Bersanti të paraqitet me skuadrën U21.

ARKATANA

“Do të bisedojmë me Smerud të martën dhe të shohim se cfarë ka ai për të thënë. Është mjaft e mundur që të luaj me Norvegjinë”, u shpreh supertalenti kosovar.

Celina shpreson që edhe njëherë të ftohet nga trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, në turin parasezonal, kësaj radhe në SHBA.

Ai do të stërvit me skuadrën A të Cityt dhe nëse tregon paraqitje të mira në stërvitje, ka gjasa që kiliani Pellegrini ta përfshirë edhe Celinën për turin në SHBA. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.