Eko Higjiena

UNMIK-u ndihmon Spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Spitali i Gjilanit këto ditë ka pranuar nga zyra e UNMIK-ut një donacion me vlerë afërsisht 12 mijë euro. Ky donacion përbehet nga disa shtretër për pacient, ormana për rroba një mikroskop dhe disa pjesë të rëndësishme për laborator.

“Ky donacion do të jetë ndihmesë e konsiderueshme në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për pacientet tan. Kemi premtime se format e tilla të ndihmës nga zyra e UNMIK-ut do të vazhdojnë edhe në të ardhmen” thotë drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi.

Latifi tha se Spitali këto ditë është në vlugun e punëve në renovimin e disa objekteve siç janë ai infektives pulmologjisë dhe një pjesë e internos dhe kirurgjisë .

FIDANISHTJA

Gjithashtu kemi angazhim shtesë në furnizimin sa më të mirë me barna dhe material shpenzues medicinal. “Për ketë vit kemi pas planifikuar që të hapim edhe njësinë e kirurgjisë së fëmijëve, stafin mjekësor e kemi hapësirën me elemente përcjellëse i kemi, por për shkak të mungesës së stafit të mesëm mjekësor nuk kemi mund ta hapim”.

Kemi një mbështetje të plot nga drejtori i përgjithshëm Curr Gjocaj në të gjitha aspektet për çka edhe i jemi shumë mirënjohës tha Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.