ARKATANA

Banorët e “Dheut të Bardhë” falënderojnë Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Banorët e lagjes “Dheu i Bardhë” kanë shprehur falënderim për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ua rregulloi problemin e lumit “Baja”, që nga kanalizimi fekal, ai atmosferik, duke e mbuluar me kubëza betoni, e cila tash po shfrytëzohet edhe si shëtitore.

Ismet Ramadani, i cili banon pran lumit “Baja” e kujton tmerrin që e ka përjetuar sa herë që ka pasur reshje shiu.

“Sa herë ka ra shi, krejt këto shtëpi janë mbushë me ujë. Ka pasur kundërmime të tmerrshme dhe thjesht kemi bërë jetë shumë të rëndë”, u shpreh Ramadani, i cili tha se me rregullimin e këtij problemi është bërë zgjidhje jetësore për ta.
“Faleminderit kryetar Haziri që na e zgjidhët këtë problem. Me këtë punë e keni shpëtuar krejt këtë pjesë dhe keni bërë zgjidhje jetësore. Tash po e shfrytëzojmë edhe për shëtitore edhe për me ecë. Zoti ju shpërbleftë”, i ka thënë kryetarit Haziri baca Ismet Ramadani.

Uji Dea

Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët ka parë sot nga afër përfundimin e punimeve të këtij lumi, ku kanë mbetur vetëm pak metra. Kreu i Komunës ka shprehur kënaqësinë që u ka bërë zgjidhje këtyre banorëve.

“Siç kam thënë, këtë problem do ta zgjidhim me prioritet dhe ja tash jemi në përfundim të tij. Është projekt shumë i mire, në interes shumë të madh të qytetarëve që jetojnë në këtë zonë. Kjo është një nga të arriturat e mëdha të katërshes që kam premtuar. Jam shumë i kënaqur që veç e zgjidhëm këtë problem për këtë zonë”, u shpreh Haziri.

I pari i gjilanasve ka theksuar se tashmë Komuna po punon gjithandej territorit të Komunës për ta realizuar katërshen e madhe infrastrukturore derisa, siç tha,”ta heqim lloçin dhe vadat”thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.