Hidromorava

Mjekësia sportive në klubet e Kosovës

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në shumicën e rasteve sportistët e Kosovës fillojnë e përfundojnë karrierën e tyre sportive pa u kontrolluar asnjëherë te mjeku sportiv, duke e rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre.

Shumë klube në Kosovë qojnë pluhur se shpenzojnë me qindra mijëra euro për klubet e tyre, por asnjëherë nuk mendojnë për shëndetin e sportistëve në klubet e tyre.

Kemi pasur shumë raste që kontrollet e sportistëve i kanë bërë edhe gjinekologët apo edhe sportistët rezervë, e kjo ka ndodhur sa për të kryer një obligim duke ju dëmtuar në mënyrë serioze shëndeti i sportistëve, pa i ditur efektet gjatë aktivitetit sportiv por edhe pas saj.

Klubet e Kosovës sa i përket mjekësisë sportive as që imagjinojnë në radhët e tyre, kemi pasur raste të pa numërta kur sportisti ka pasur lëndime serioze, ndoshta edhe është detyruar ta ndërpret karrierën, dhe shërimin e kanë kryer me shpenzimet e veta, ndërsa klubet as që janë mërzitur për një gjë të tillë duke u deklaruar se nuk ka mjete financiare duke i anashkaluar sportistët në skuadrat e tyre.

Njëri ndër sportistët që është detyruar ta ndërpres karrierën, për shkak të lëndimit është edhe ish njëri ndër boksierët më të mirë pas luftës Rasim Shabani i cili për 1 mijë euro është dashur ta braktis ringun në kulmin e karrierës së tij.”Kam pasur ëndrra të mëdha, por ato mbetën vetëm ëndrra u lëndova në nofull dhe askush për mua nuk u kujdes, as klubi e as federata, shëndeti im rrezikohej për çdo dit dhe sot kam mbetur nën mëshirën e fatit me dhimbje të mëdha nga nofulla e thyer”, shprehet Shabani i mërzitur për gjendjen e tij shëndetësore.

Jemi dëshmitarë të shumtë se shumë klube ndeshjet i fillojnë pa mjek, ose në të kundërtën në të shumtën e rasteve rolin e mjekut e kryejnë vet sportistët, ndërsa ka ndodhur që rolin e mjekut në klubet e Kosovës në futboll ta kryen edhe bukëpjekësit.

Uji Dea

Në mjekësin e sportit në Kosovë “ilaçi” kryesor për sportistët është uji i ujësjellësve apo të puseve. Ka ndodhur që gjatë një ndeshje sportisti ka pasur lëndime serioze në kokë ndërsa “mjeku” i klubit me ujë është parë duke ia freskuar duart apo këmbët, duke krijuar skena qesharake e çoroditëse në fushë apo në palestër kjo është mjekësia e sportit në Kosovë.

Për përgatitjet e sportistëve, dhe kushtet të cilat duhet të kenë sportistët duhet të jenë strikte dhe të veçanta.” Së pari ushqimi, gjumi, psikologjia, pushimi dhe stërvitjet duhet të jenë shumë rigoroze, për të mirën e sportistit, këto në klubet tona të Kosovës as që imagjinohen, çdo klub duhet të ketë mjekun e vet, psikologun e klubit, fizoterapeutin dhe duhet të ketë programe profesionale në klube në të kundërtën sportistët tanë janë rob i klubeve të Kosovës”, thotë profesori Abdullah Elezi në fakultetin e kulturës fizike në Prishtinë.

Elezi bën apel që në mënyrë urgjente të kontrollohen shkollat e klubeve të Kosovës duke penguar maltretimin e fëmijëve.

“Fëmijët së paku brenda një viti 3-4 herë në vit duhet të kenë kontroll mjekësore, ata në çdo stërvitje mund të kenë komplikime dhe ndryshime në gjakun e tyre, pasi që tek fëmijët për çdo dit mund të ndryshojnë përformancat e trupit, këtë duhet zbatuar në mënyrë urgjente”, sqaron profesor Elezi.

Sipas profesor Elezit pa këto kritere sporti dhe mjekësia e Kosovës mund të jeton vetëm në iluzione. “Tek ne iluzionet nuk kanë të ndalur së pari kontrollat e mjekut për të përcaktuar shëndetin e sportistit, pa këto kontrolla mjekësore nuk mund të kemi sportist kulminant kampion evropian botëror apo kampion të olimpiadave të bëhen programet shëndetësore nëpër klube se pa shëndet nuk mund të kemi sportist cilësor”porosit Elezi.

Se sa është mjekësia e rëndësishme në sport duhet kuptuar shumë klube në Kosovë e jo t`i maltretojne sportistët në klubet e tyre, se shtetet evropiane për këtë qëllim derdhin miliona të tërë për shëndetin e sportistëve të tyre, se pa shëndet nuk mund të prodhojmë sportistë cilësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.