Selver Xhelili i dyti në radhët e Republikanëve
Gjilan – Në Kuvendin e Partisë së Republikanëve të Kosovës Selver Xhelili është zgjedhur nënkryetar i saj duke treguar kështu se do të jetë aktiv në skenën politike, ndërsa kryetar i saj është zgjedhur Faton Kurti.
Partia Republikane Kosovës ka zgjedhur strukturat e saja organizative në Kuvendin e saj të parë.
Selver Xhelili është zgjedhur nënkryetar i kësaj partie kurse Faton Kurti kryetar. Xhelili tha se Republikanët do të jenë një frymë e mirë në skenën politike kosovare. “Unë do të jem i angazhuar aktivisht në këtë subjekt politik dhe gjithmonë do të jem në shërbim të politikës së avancuar edhe në Gjilan po edhe në Kosovë”.
Xhelili tha se Republikanët shpejt do të konsolidohen dhe do të krijojnë një koncept të shëndoshë për të qenë opozitë konstruktive dhe vrojtues i shumë zhvillimeve në vend.”Republikanet nuk do të rrinë duarkryq dhe se me tërë kapacitetet tona do të jemi në funksion të shtetit të Kosovës” tha Xhelili./rajonipress/


