UBT

Fshati Çelik i harruar nga komuna?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shefqet Bajrami banorë nga fshati Çelik thotë për rajonipress se ka disa muaj që është premtuar nga komuna se do të rregullohet rruga e gjatë dy kilometra, por sipas tij deri tani askush nuk ka dalur për ta mirëmbajtur këtë rrugë. Në këtë gjendje çfarë është rruga është bërë e padurueshme dhe e pakalueshme shprehet ai.

Banorët e fshatit Çelik ndihen të revoltuar që për disa muaj janë lënë në harresë dhe pa përkujdesjen e organeve komunale. Ky fshat që ka kushte ekstra për turizëm tanimë mbetet larg standardeve, pasiqë rruga e bënë të pamundur frekuentimin e vizitorëve.

Uji Dea

Shefqet Bajami banor nga ky fshat tha për rajonipress se rruga është e gjatë dy kilometra dhe se për të ka pasur premtime nga zyrtarët komunal se do të rregullohet me asfalt qysh nga viti 2014. “Ky fshat ka rreth 160 banorë dhe ne jemi të izoluar e të harruar. Rruga është bërë e pakalueshme dhe me gropa kurse tani në kohën kur vijnë mërgimtarët dhe kur ne mund të shesim prodhimet tona ose të ofrojmë qaste pushimi për relaksim e turizëm, ne jemi të anashkaluar nga komuna”.

Bajrami tha se ka gjashtë vite që këtë rrugë nuk e mirëmban askush. “Drejtoria e shërbimeve publike na ka vizituar dhe na ka premtuar se kjo rrugë do të rregullohet, por deri tashti asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Tanimë as me zhavorr nuk po e shtrojnë se lëre më me asfalt” shprehet i zhgënjyer Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.