FIDANISHTJA

Selver Lenjani: Nuk na trembin deklaratat e Nikoliqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues nga fshati Karaqevë thotë se deklaratat e fundit të Tomisllav Nikoliqit për nxitje lufte me Kosovën nuk e frikësojnë brezin kufitar. Frika e vetme për ne mbetet humbja e territorit të Kosovës në mënyrë diplomatike dhe në tavolina të bisedimeve shprehet ai.

Lenjani thotë se nuk e kanë ndërmend të frikësohen edhe nëse prania e xhandarmërisë është e madhe në kufi. “Ne jemi mësuar me praninë e xhandarmërisë e cila ka vite të tëra që hyn e del në brendi të territorit të Kosovës. Për ne frika më e madhe është humbja e territorit në tavolinat e bisedimeve. As këtë fakt nuk do ta lejojmë sepse të gjitha argumentet janë në anën tonë” shprehet Lenjani.

Mobi Casa

Lenjani tha se ditëve të fundit ka një koncentrim të ushtrisë serbe, por KFOR-i dhe policia e Kosovës janë të pranishme në zonat kufitare. “Nuk ka ndonjë frikë tek banorët sepse këtë e dëshirojnë ushtria serbe. Do të jemi gjakftohtë ndaj këtyre provokimeve, por nuk do të rrimë duarkryq nëse në pyetje vije humbja e territorit të Kosovës” shprehet Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.