Eko Higjiena

Lira zbulon gjininë e bebes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fatmire Bajramaj Alushi ka zbuluar se ajo dhe Enis Alushi, anëtari i skuadrës gjermane St. Pauli, po e presin një djalë.Fatmire Bajramaj Alushi ka thënë që ka gjëra në jetë që janë më të rëndësishme se futbolli. Anëtarja e përfaqësueses së Gjermanisë këtë e tha duke ju referuar shtatzënisë së saj dhe bebes që do ta lindë edhe pak muaj.

Në një intervistë dhënë gazetës “Die Welt” Lira ka zbuluar se ajo dhe Enis Alushi, anëtari i skuadrës gjermane St. Pauli, po e presin një djalë.

“Po, është një djalë dhe për ne ky është një gëzim i madh” ka thënë sulmuesja e ekipit francez PSG.

Megjithëse shumë larg Kanadasë, ajo nga shtëpia po i përcjell me interesim të madh Kampionatin Botërorë të Futbollit për Femra që po mbahet në këtë vend.

Eco Higjiena

“I kam përcjell gjitha lojërat e vajzave tona me përjashtim të tetës së finales, kundër Suedisë. Gjatë të cilës kam qenë duke u kthyer prej pushimit” ka thënë ajo.

E pyetur se si është plani i saj për të ardhmen. Dhe, a do ti kthehet futbollit Bajramja është përgjigjur:

“Këto ditë i kam thënë burrit tim derisa po shkonte në stërvitje se do të doja të luaja futboll me te. Por, sigurisht që kjo tash nuk është e mundur. Patjetër që do të kthehem në fushë”, ka thënë ajo.

“Kur do të rikthehem nuk e di saktë, ngase nuk e di ende se sa do të më duhet ti rri me fëmijën. Por, ka mundësi që në dy tre muajt e fundit të sezonit të ardhshme të jem në fushën e treningut të Paris Saint Germain. Kontratën e kam deri në qershor 2016”, ka përfunduar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.