Eko Higjiena

Januzaj me padurim pret turneun në SHBA

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, po shpreson t’i testojë aftësitë e tij kundër skuadrave të mëdha si Barcelona e PSG gjatë muajit të ardhshëm.

Manchesteri sërish do të udhëtojë në SHBA për të marrë pjesë në turneun “International Champions Cup”, të cilin e fitoi vitin e shkuar. Januzaj është i gatshëm për katër ndeshjet që do t’i luajë Manchesteri.

21-vjeçari, në edicionin 2014/15 regjistroi vetëm 21 ndeshje për Manchesterin dhe insiston se për të është një rast i mirë që të dëshmohet kundër kampionit të La Ligas dhe Ligue 1. Skuadra angleze në këtë turne do të luajë edhe kundër ekipit amerikan San Jose Earthquakes dhe atij nga Meksika, Club America.

ARKATANA

“Mendoj se ndeshja kundër Barcelonës do të jetë një super sfidë për shkak se është një ekip të jashtëzakonshëm. Kjo do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për mua, pasi Barça edicionin e fundit fitoi të gjithë trofetë”, ka thënë Januzaj. “Po ashtu test i mirë për mua do të jetë edhe dueli me PSG-në, që është një ekip i madh dhe ka lojtarë të mirë në radhët e veta”, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

http://koha.net/?id=6&l=63798

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.