United Hospital

Shkëlqimi i Bunjakit te Frankfurti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi 17-vjeçar Enis Bunjaki tashmë është pjesë e ekipit të parë të Aintraht Frankfurtit, ku është rritur si futbollist, sepse të hënën ka firmosur kontratën e tij të parë si futbollist profesionist (kontratë 2+1).

Në sezonin e fundit Bunjaki, lindur më 17 tetor 1997, kaloi te ekipi U19 dhe ka shkëlqyer edhe aty, duke shënuar 15 gola (asnjë penallti) në 25 ndeshje në Bundesligën U19.

Rendimenti i tij nuk ka kaluar pa rënë në sy te trajneri Tomas Shaf, i cili e afroi shpesh për stërvitje në ekipin e parë, duke e aktivizuar edhe nëpër ndeshje miqësore, ndërkohë që tashmë edhe trajneri i ri i Frankurtit, Armin Feh, e ka vlerësuar jashtëzakonisht sulmuesin e ri, duke këshilluar klubin t’i ofrojë një kontratë profesionisti.

Uji Dea

Kontrata e re hyn në fuqi në tetor, kur Bunjaki mbush 18 vjeç dhe nuk konsiderohet më minoren, por sulmuesi i talentuar do të regjistrohet me ekipin e parë që në 1 korrik, kur nis zyrtarisht sezoni i ri.

Me pasaportë gjermane dhe kosovare, Bunjaki ka luajtur me Gjermaninë U18, por ndërkohë ka nisur të aktivizohet edhe me Kosovën, duke qenë prezent prej një viti, që prej sfidës kundër Haitit.

Megjithatë, siç shprehet vetë Bunjaki, synimi i tij është të bëhet një futbollist i madh, duke pasur si model argjentinasin Mesi, ndërkohë që kombëtarja shqiptare është një ëndërr, që mund të bëhet realitet së shpejti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.