Fundamenti

Haziri pret në takim ministrin Dalibor Jevtic

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic.Haziri pasi ka falënderuar ministrin Jevtic për vizitën në Gjilan, tha se kanë biseduar kryesisht për kthimin e të gjithë qytetarëve, duke shtuar se Komuna e Gjilanit e mbështet këtë.

“Me ministrin Jevtic kemi biseduar çështje të rëndësishme. Ministri Jevtic ka kontribuar shumë në kthimin, mirëqenien dhe në integrim të qytetarëve. Komuna e Gjilanit do ta mbështes kthimin urban si politikë e re e cila ka shembuj të tillë në Kosovë. Poashtu, ne do të mbështesim edhe kthimin e të gjithë qytetarëve që kanë vullnet të mirë të kthehen në Gjilan, qofshin ata serbë dhe komunitetin rom”, tha kryetari Haziri.

Ndërkaq, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe takimin konstruktiv, në të cilin është folur për projektin e përbashkët me BE-në për kthimin dhe integrimin e komuniteteve.

Hidromorava

“Kemi pasur mbledhje konstruktive me kryetarin Haziri ku kemi folur për një sërë temash që kanë të bëjnë me kompetencat e kthimit të komuniteteve. Gjilani është pjesë e një projekti i përbashkët që dëshirojmë ta realizojmë me BE-në lidhur me kthimit dhe integrimin e komuniteteve, faza e katërt dhe ne kemi insistuar që Gjilani të jetë pjesë e këtij projekti sepse dëshirojmë ta shohim procesin e kthimit të të zhvendosurve në këtë qytet dhe presin që të gjithë ata që nuk i kanë shitur pronat e tyre të kthehen”, është shprehur ministri Jevtic para gazetarëve.

Haziri e ministri Jevtiq u dakorduan që edhe të ardhmen të vazhdojnë takimet e interesit të përbashkët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.