Fshati Beguncë po grumbullon futbollist nga e gjithë Kosova
Viti- Në fshatin Beguncë të Vitisë ka filluar ditë më parë turniri tradicional në futboll të vogël i cili çdo vjet po grumbullon futbollistë nga e gjithë Kosova por edhe jashtë saj.
Ndeshjet në mes të ekipeve po mbahen zakonisht në orët e mbrëmjes prej orës 18:00. Përndryshe ky turnir mbahet për nder të deklaratës së dy korrikut 1990 që paraqet deklarimin e parë të Kuvendit për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.
Ndërkaq me statutin e Komunës së Vitisë 2 korriku është festë publike./rajonipress/


